Kiara revoltohet ndaj Luizit! Ja çfarë e shqetëson moderatoren

0
Gjigandi

Kiara dhe Luizi kanë pasur sërish një përplasje, e cila ka qenë përsëri moderatorja ajo që është revoltuar ndaj këngëtarit. Sipas Kiarës, Luizi është “njeri mbytës” që nuk i lë hapësirë për veten e saj, apo i përfshihet në debatet që ajo bën me të tjerët.

Kiara i largoi dorën Luizit, në sy të banorëve të tjerë dhe me sa duket këtu nisi gjithçka. Më pas moderatorja tha se është e nervozuar dhe i kërkoi Luizit ta lërë rehat. Gjithashtu Kiara e quajti Luizin “kalama”.

Kiara: Jam shumë nervozuar, a ka mundësi të më lësh rehat? Nuk e respekton fare hapësirën time. Ndihem e ngarkuar, nuk kam gjë me ty, se respekton këtë gjë. Më lër rehat të lutem. Kjo goja të prish ty, kur i jep gojës shumë e prish, ule pak. Nuk është bukur kjo situatë që ia hoqa dorën me nerva, po njeri jam edhe unë. Luizi mendoj vetëm për të qenë mirë ai vetë. Ai flet në mënyrë skandaloze.

Luizi: Nëse rri sikur kam ndenjur, më thua “më more frymën”, nëse të largohem, më thua “më ka ngelur hatri”. Tani çfarë të bëj unë?

Kiara: Je shumë kalama, pikë! Je kalama, je fëmijë komplet.

RonaTyra

Luiz: Ti më thua mua jam pa terezi dhe nuk duroj dot njeri dhe mbledh katër veta këtu, por mua jo. Se kuptoj, a të kam kërkuar ndonjëherë të flemë apo të bëjmë skena, a të kam ulur ndonjëherë. Ti mendon se është e lehtë për mua që ti kam thënë ato fjalë?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu