Kiara kapet keq me Nitën: Po viktimizohesh duke përdorur…

0
Gjigandi

Gjatë prime-t të shkuar, Nita ka pasur një debat të ashpër me Luizin. Ky i fundit u shpreh se nuk e nominonte për shkak të sëmundjes së saj.

Nita është ndjerë e ofenduar nga kjo gjë dhe e ka vazhduar diskutimin gjatë mbrëmjes së djeshme. Luizi i tha se ishte vetë ajo që e pyeti përse nuk e nominon, ndaj dha përgjigjen e tij.

Por sipas Nitës, Luizi e përdor këtë gjë për qëllimet e lojës së tij. Më pas Kiara i është drejtuar Nitës duke i thënë se po viktimizohet duke përdorur këtë situatë. Rikujtojmë se, që pas Prime-t një tjetër konkurrent ka debatuar me Nitën.

Ronaldo i është shprehur asaj dhe vajzave të tjera se: “Po hani bukën kot”. Nita nga ana tjetër, zgjodhi ta injorojë dhe duke qeshur hante tortë teksa shihte Ronaldon. Gjithashtu, pasi Ronaldo i hodhi miell në kokë Nitës, ajo u revoltua dhe diskutoi gjatë me të, madje duke ironizuar se që pas rifutjes atij i duhej një darkë që do ta ndihmonte të ndihej më i qetë.

Moderatori u ndje i ofenduar dhe i tha se: “Nuk vuaj nga probleme psikike, e nëse do kisha nevojë për psikolog, këtë do e mundësonte Vëllai i Madh”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu