Këto janë shenjat më xheloze dhe posesive të horoskopit

0
7
Gjigandi

Të gjithëve na ndodh të shfaqim shenja xhelozie në një moment apo në një tjetër, por disa shenja horoskopi janë përherë të tilla kur ndihen të kërcënuar. Zbuloni ato më xhelozet.

Akrepi

Padiskutim akrepët janë më posesivët dhe më xhelozët e zodiakut. Kur duan dike, ata kërkojnë një lidhje ekskluzive. Akrepët ofrojnë gjithë dashurinë dhe pasionin për atë person dhe duan që të marrin po aq. Nga ana tjetër këta persona kanë edhe dhuntinë t’i kuptojnë gjërat në ajër prandaj as mos guxoni të bëni diçka sepse do pendoheni.

Luani

Personat e kësaj shenje duan që gjithë vëmendja të jetë tek ata. Nëse filloni të diskutoni me dikë tjetër apo afroheni me të, luanët nuk do hezitojnë të nxjerrin thonjtë dhe ta mbrojnë atë që duan.

Gaforrja

Personave të kësaj shenje u mungon besimi tek vetja, prandaj dhe bëhen shumë xhelozë. Ata kanë përherë frikë se ju mund të gjeni dikë më të mirë dhe mund ta lini. Nga njëra anë kjo i bën të joshin gjithë kohës e nga ana tjetër i shtyn të bëhen xhelozë të sëmurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu