Kërcënoi se do i vinte flakën karburantit/ 45-vjeçari vetëvaret në burgun e Peqinit

0
Kërcënoi se do i vinte flakën karburantit/ 45-vjeçari vetëvaret në burgun e Peqinit
Gjigandi

Astrit Pukameka, 45-vjeçari i arrestuar në Kavajë për grabitje, plagosje dhe marrje peng i ka dhënë fund jetës. Ai u vetëvar në burgun e Peqinit.

Ndonëse stafi mjekësor e transportoi me urgjencë drejt spitalit, ai humbi jetën.

Pukameka u vu në pranga pas ngjarjes të ndodhur më 16 shkurt, ku një sherr në familje degjeneroi në plagosjen e dy personave, grabitjen e një karburanti si dhe kërcënimin me djegie të biznesit në fjalë.

Astrit Pukameka ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona, dhe ka plagosur me thikë Bardhyl Petjan si dhe ka marrë peng Arjan Shaun, bashkë me mjetin e tij.

Në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, Arjan Shau dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit, dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.

RonaTyra

Ai u akuzua për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu