Policia ka arrestuar tre ditë më parë Ivzi Hoxhën i cili gjatë një proteste përpara bashkisë kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama.
Blutë bëjnë me dije se 61-vjeçari, banues në Tiranë u arrestua pasi ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.
“Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë. Me askënd nuk mund të takohesh por kam arritur në një opinion timin që edhe nënat e tyre do ta dinin se çfarë mostrash do ishin, do t’i abortonin se aq të pashpirt janë”– u shpreh ai.
Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë marrjes në pyetje Hoxha është shprehur i penduar dhe se nuk ka pasur qëllim të kanos kryeministrin dhe familjen e tij.