Kastriot Ismailaj i drejtohet Gjykatës së Fierit me kërkesë për liri me kusht

0
Gjigandi

Kastriot Ismailaj, i dënuar me 11 vite burg mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, ka kërkuar të lërë qelitë. Ismailaj i është drejtuar Gjykatës së Fierit me kërkesë për liri me kusht, me argumentin se ka kryer më shumë se 2/3 e dënimit.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish-administratorit të kompanisë DIA, do zhvillohet këfë të hënë, më datë 20 shkurt ora 13:30 , në Gjykatën e Fierit. Ismailaj, u dënua me 11 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Pas qelizë ai qëndron që prej majit të vitit 2015, kohë kur edhe u arrestua nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar, për akuzën e mashtrimit me shuma të mëdha parash.

Kastritot Isamailaj u dënua pasi sipas prokurorisë me anë ta falsifikimit e mashtrimit arriti të përvetësojë nga kompania CEZ-shpërndarje rreth 5 milionë Euro. Kastriot Ismailaj është një nga personat kyç, të aferës CEZ-DIA, ç çështje për të cilën Prokuroria e Posaçme një vit më parë nisi hetimet pas kallëzimit të deputetit Taulant Balla. Ai është marrë 5 herë në pyetje nga ana e SPAK lidhur me këtë çështje. 2 herë ai është shoqëruar nga policia e burgjeve drejt për në godinën e qelqtë të SPAK, ku është pyetur për çështjen CEZ-DIA.

Ndërsa 3 herë kanë qenë prokurorët e SPAK, që kanë shkuar në burgun e Fierit, ku ai vuan dënimin dhe është pyetur për skandalin CEZ -DIA.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu