Kapet në kufi me 200 mijë euro/Zbulohet vendi ku i kishte fshehur

0
Gjigandi

U ndalua nga forcat e policisë së doganës  për një kontrolli ndaj mjetit me të cilin po lëvizte, gjatë kontrollit shtetasit shqiptarë i  janë gjetur një sasi e madhe parash të padeklaruara të cilave ju arrinë vlera deri në  202.060 euro dhe në një vend të fshetë nën sirtarin e përparmë djathtas, është gjetur një qese najloni në të cilën kishte një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro, gjithashtu , nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para.

Njoftimi i Policisë:

Në ZGP Sukobin – Muriqan, më 23 gusht, gjatë kontrollit të një mjeti motorik të pasagjerëve i drejtuar nga shtetas i Republikës së Shqipërisë, janë gjetur një sasi e madhe parash të padeklaruara. Në pjesën e automjetit nën sirtarin e përparmë djathtas, është gjetur një qese najloni në të cilën kishte një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro. Pas kontrollit të imtësishëm, nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para. Shuma totale e parave të padeklaruara të gjetura është 202.060 euro. Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, në bashkëpunim me pjesëtarë të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe punonjës të doganave dhe policisë të Republikës së Shqipërisë kanë kryer kontroll të automjetit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit. Paratë e gjetura të padeklaruara janë mbajtur përkohësisht deri në përfundimin e procedurës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu