Janë disa simptoma sipas të cilave do të vëreni menjëherë që qeni juaj është dehidruar apo ka vapë të madhe
Fondacioni amerikan Canine Health Foundation zbulon që shenjat e para janë goja e thatë, mishi i dhëmbëve, hunda dhe sytë.
Edhe një truk me të cilin mundeni të verifikoni është tërheqja e lëkurës së tij në pjesën e pasme të qafës. Sa më gjatë që i duhet lëkurës të kthehet në pozitën fillestare, aq më e sigurt që kanakari juaj është dehidratuar.
Qenve u nevojitet më shumë kohë për t’u freskuar, mirëpo nëse marrin frymë më fort se zakonisht me siguri ka vapë të madhe dhe me atë metodë përpiqet që të freskohet, sepse nuk mund të mbështetet në djersitje, siç është rasti te njerëzit.
Pos frymëmarrjes së thellë, dezorinetimi mund të jetë edhe një shenjë që patjetër duhet t’i ndihmoni.
Pas një kohe të gjatë mund të shfaqen simptoma më të rënda, siç janë: ngërçet, mishi i dhëmbëve më i kuq apo më i kaltër, diarre dhe vjellje.
Shumica e pronarëve vendosin për qethje ekstreme të qenit për t’ia zvogëluar mundimet, mirëpo udhëheqësi i shërbimit për stërvitje të qenve Carl Peterson, rekomandon që më parë të këshilloheni me veterinarin, sepse disa racave qimet verës i ofrojnë izolim.
Qimet e gjata mund të pengojnë djegien nga rrezet e diellit, andaj shkurtimi i qimeve nuk është gjithmonë opsioni më i mirë.
Ditët e gjata dhe të nxehta të verës mikut tuaj më të mirë mund t’ia bëni më të lehta duke nxjerrë në shëtitje herët në mëngjes apo vonë në mbrëmje kur temperaturat bien, mirëpo, nëse jeni të detyruar të ecni në diell, përmbajuni hijeve. Siguroni ujë të mjaftueshëm.