Kadilli: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore, mesazh i qartë për opozitën

0
Kadilli: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e pjesshme vendore, mesazh i qartë për opozitën
Gjigandi

Pjesëmarrjen e ulët në votimet për zgjedhjet e pjesshme vendore të gjashtë bashkive në vend, ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli e lexon si një braktisje që votuesit i kanë bërë opozitës.

Një tjetër arsye që Kadilli ngre në studion e lajme në “Vizion Plus” për numrin e ulët të qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës, është edhe mosinteresi që ata kanë për rezultatin.

“Nuk e prisja këtë pjesëmarrje të ulët. Unë kam pritur që të ketë pjesëmarrje sepse janë tre shtabe elektorale, dhe tre shtabe sjellin më shumë njerëz në votime sesa dy. Pjesëmarrjet e ulëta zakonisht dëmtojnë opozitën. Shtimi i votimit shkon në favor të opozitës.

Pse pjesëmarrje e ulët? Mund të jetë një injorim i këtyre zgjedhjeve, sepse janë të panevojshme. Qytetari nuk përfiton ndonjë gjë, kryetari që do të zgjidhet do të shërbejë 9 muaj. Nëse do të kemi një refuzim për të ndjekur opozitën, atëherë kjo do të jetë provë që brenda opozitës ekziston një mazhorancë e heshtur demokratësh që nuk duan të bëhen pjesë e kësaj lufte. Hipoteza tjetër, nuk kanë interes për këtë rezultat. Nëse është braktisur e djathta, është mesazh për opozitën. Opozita nuk mund të jetë peng i ambicieve të disa njerëzve.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu