Juventusi fiton për ta mbajtur kreun e tabelës, Ronaldo shënon në ndeshjen e 1000-të në karrierë

0
Gjigandi

Cristiano Ronaldo arriti ta mbyllë ndeshjen e 1000-të në karrierë ashtu siç kishte dëshiruar. Ai shënoi gol për t’ia dhënë epërsinë Juventusit në fitoren 2:1 kundër Spalit, duke ia mundësuar bardhezinjve ta mbajnë kreun edhe për xhiron e 25-të të Serisë A.

Djemtë e Maurizio Sarrit e dominuan ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Paolo Meazza me posedim të topit (56% – 44%) dhe numër të rasteve të krijuara (3 – 1), raporton ABC24 AL.

Kjo ndeshje pati rëndësi të madhe për yllin e skuadrës Cristiano Ronaldos, i cili e arriti shifrën prej 1000 ndeshjeve të zhvilluara. Portugezi kontribuoi në këtë ndeshje me një gol të shënuar në minutën e 39-të.

Aaron Ramsey shënoi për ta dyfishuar epërsinë e Juventusit në këtë ndeshje në minutën e 60-të, ndërsa dhjetë minuta më vonë Spali arriti ta zvogëlojë këtë epërsi përmes një goli të shënuar nga Andrea Petagna nga pika e penalltisë.

Me këtë fitore, Juventusi e mban kreun e tabelës së Serisë A, me 60 pikë të grumbulluara nga 25 ndeshjet e para, ndërsa Spali i Etrit Berishës mbetet edhe më tutje në fund të tabelës, me 15 pikë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu