Just don`t do it/ Nike hap dyqanet, harrohet Covid

0
Gjigandi

Britania hodhi një hap të madh sot me hapjen e dyqaneve pas tre muajsh izolimi e shumë prej tyre, kanë ofruar ulje deri në 70%. Joshja nga ofertat megjithatë bëri që distancimi social të harrohej në dyqanet e Nike, ku njerëzit kanë vërshuar pa e pasur mendjen tek Covid-19. Dhjetëra mijëra vetë “mësynë” gjithashtu transportin publik, ndonëse për të parën herë, mbajtja e maskave atje u bë e detyrueshme.

Të dëshpëruar të përfitonin nga çmimet e volitshme, blerësit u vunë në radhë të gjata dhe në fillim e respektuan distancën. Por rregulli u harrua kur disa nisin të kapërcenin radhët e të shtynin drejt derës.
“ U bë një kaos i vërtetë”, tha 19 vjeçari Tom Jackson për mediat vendase; disa hynë pa radhë dhe nuk ishte e ndershme. Pastaj edhe të tjerë filluan të shtyheshin”. “ Ne u përpoqëm të ruanim distancën e dy metrave, por ishte e pamundur. Nëse lije hapësirë, njerëzit fillonin e shtynin. I kishim maskat, ashtu si shumica e atyre që po prisnin për të hyrë, por përsëri të qëndrosh në grup aq pranë në kohë pandemie, nuk është gjë e mirë”, shtoi motra e tij, Anna.
Të dëshpëruara të heqin mallrat e mbetura stock, shumë dyqane veshjesh përfshirë marka të njohura po bëjnë ulje të ndjeshme dhe për të përfituar prej tyre, britanikët në disa raste janë vënë në radhë që në orën 3 të mëngjesit!

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu