Jo më gjoba për shtëpi pa leje! Kushtetuesja rrëzon nenin e ligjit pas padisë nga një i dëmtuar nga tërmeti

0
Gjigandi

Gjykata kushtetuese hodhi poshtë ashpërsimin e ligjit për ndërtimet të miratuar mbas tërmetit të 2019 ku parashikohej gjobë ndaj qytetarëve që ndërtojnë shtëpi pa leje.

E vënë në lëvizje nga gjykata administrative tek e cila shtetasi Nafiz Ruci kundërshtoi gjobën mbasi po ndërtonte për arsye strehimi , kushtetuesja shtesat e këtij ligji nga qeveria janë të papajtueshme me Kushtetutën në pjesën ku ligji i dënimit me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për nevoja strehimi. Ky vendim është i formës së prerë urdhëron gjykata kushtetuese dhe hyn në fuqi gjashtë muaj mbas botimit në fletoren zyrtare.

Kushtetuesja kundërshton gjobën dhe konfiskimin me arsyetimin se ndonëse dënimi me gjobë për punimet pa leje i përgjigjet interesit publik për kontrollin e territorit, mënyra e llogaritjes së gjobës nuk respekton kriteret e proporcionalitetit Sipas dokumenteve  banensa e qytetarit Ruçi mbeti e dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe mbas kësaj ai mbeti pa strehim .

Në vitin 2021 ky shtetas kërkoi nga drejtoria e planfikimit urban leje ndërtimi dhe kur nuk mori përgjigje ai nisi punimet për ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 100 metra katrore. Në zbatim të ligjit të ri, shtetasi në fjalë u gjobit me gati 3 milionë lekë dhe në këto kushte ai ju drejtua gjykatës për të kundërshtuar gjobën, për të cilën administrativja vlerësoi se në thelb çështja ishte ne nivel kushtetues dhe duhej shqyrtuar nga gjykata kushtetuese./Top Channel

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu