Pas reagimit të ambasadës amerikani mbi votimin në parlament të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla shpërndau postimin në fjalë, të cilin e shoqëroi ndër të tjera me një koment të shkurtër.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
“Në krahun e duhur të historisë, në ngritjen e institucioneve të reja të Drejtësisë, në rrugën Europiane të Shqipërisë. Sot Kuvendi përmes votës së 105 deputetëve, pas propozimeve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përmbylli procesin e zgjedhjes së dy anëtarëve të rinj të Gjykatës së re Kushtetuese. Tashmë me pesë anëtarë Gjykata Kushtetuese.
Sot mori përgjigjen e fortë (të radhës) nga Kuvendi kushdo që është përpjekur prej tre vitesh ta pengojë zbatimin e Reformës në Drejtësi”, shkroi Balla.
Nga ana tjetër, reagimi i Ambasadës Amerikane ishte ky: