Një bori makine dëgjohet dhe tmerri fillon: një vrasës i përgjakur, zombi të frikshëm.
Brenda makinës, njerëzit mund të ulërasin sa fort të duan, pa patur nevojë për maskë, ndërsa krijesat e frikshme të mbuluara me gjak u drejtohen atyre. Në fakt, formati i ri mund të mos jetë më i frikshëm se ai tradicional i një shtëpie tmerri – thonë krijuesit.
Në këtë shtëpi të lëvizshme, njerëzit janë të kufizuar brenda një makine ndaj nuk mund ti shpëtojnë tmerrit deri në fund. Në fakt, krijuesve, u lindi ideja për shtëpinë e lëvizshme pas vështirësive me të cilat u përballën në kushtet e izolimit nga koronavirusi. Rezervimet u anuluan, vizitat u ndalën. Dhe ata humbën rreth 80 për qind të klientelës. Ekipi, zakonisht pajtohet për të krijuar eksperienca frike në parqe argëtimi dhe ambjente të tjera të ngjashme.
Aktorët luajnë rolin e fantazmave që ndjekin njerëzit dhe u pëshpërisin në vesh për ti trembur ata. Dhe në erën e koronavirusit, e gjithë kjo është e pamundur. Ndaj, ekipi u detyrua të kërkonte mënyra të tjera. Tani aktorët qëndrojnë jashtë shtëpisë së lëvizshme, shoqërohen nga kolona zanore dhe loja zhvillohet brenda në makinë.
Historitë me fantazma dhe shtëpitë e frikës janë forma popullore argëtimi në Japoni.
Burimi: top-channel.tv