“Jam i vetmi pa titull shkencor”, Rama: Universiteti Bujqësor i Kamzës do jetë një derë e universitetit të Vjenës në Tiranë

0
Gjigandi

Universiteti Bujqësor i Tiranës, UBT, zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane merr jetë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologji, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj, duke shfrytëzuar ekselencën e Bashkimit Evropian.

Rama nuk i ka kursyer batutat, ndërsa pranoi se ka bërë ‘paqe’ me rektorin Fatbardh Sallaku. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ndonëse nuk i pëlqejnë komplimentet, do i pranonte nga një njeri që kurrë nuk e kishte votuar.

“S’i kam qejf komplimentet, por nga dikush që s’më ka dhënë votën asnjëherë, i pranoj. Më vjen mirë që me rektorin dhe stafin drejtues të këtij universiteti kemi bashkëpunim të ngushtë. Bashkëpunim intensiv dhe ma ha mendja me dobi të madhe, që duket hap pas hapi, në favor të universitetit. Për mua është një ditë e shënuar me rektorin, pasi në të drejtën e tij ai ishte i shqetësuar disa kohë më parë. Qoftë për faktin se ka pasur një rënie të interesit për këtë universitet, apo dhe për faktin e mos hapjes së Doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime se si të bëjmë gjënë e duhur,” u shpreh Kryeministri.

Mes të tjerash Rama tha se në sallën ku po mbahej takimi në fjalë, ishte i vetmi pa një titull shkencor, pasi kishte bërë vetëm ciklin e studimit Bachelor.

“Jam i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe pa asnjë status akademik, një bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime, edhe pse Evisi thotë po të konvertohet me të sotmen, konvertohet në master.

RonaTyra

Të gjithë sot janë në master. Ne duhet të kemi një sistem të ndërkombëtarizuar dhe një botë universitare të integruar dhe të ndërthurur në programet e veta në të gjithë rrugën e vet me universitetet Europiane, ky Universitet bëhet një shembull që do bëjmë çmos që të rrezatoj.

Duhet të gjeje derën e universitetit duke pyetur se ishte një kaos, në rrëmujë e paparë, por çfarë ka ndryshuar në aspektin fizik është pjesa më e lehtë. Jemi në një fazë të avancuar me një prej universiteteve më të vjetër dhe më të mirë të botës në universitetin blektorial, me atë të Vjenës.

UBT të jetë një derë tjetër e Universitetit të Vjenës, dhe studentët të jenë këtu dhe të krijohet një hapësirë ndërkombëtare edhe në rrafshin e përbërjes së tyre, nuk është e pamundur dhe që do të nisë, por një plan që ka nisur.

Ndërkohë, edhe sa i përket rritje së interesit për t’u regjistruar në këtë universitet. Kompjuterat nuk prodhojnë dot bukë, perime, fruta e me radhë. Ushqimi do jetë gjithnjë e më shumë sfida e popujve dhe vendeve”, tha Rama.

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu