Apeli rrëzon dënimin për Saimir Tahirin, ish-ministri do të rigjykohet nga e para

0
Gjigandi

Vazhdon “odiseja” e ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Saimir Tahirit në përballjen e tij me drejtësinë, i cili nga sot është sërish i pandehur.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer për rigjykim çështjen për ish-ministrin, duke rrëzuar dënimin me 5 vite me burg , të konvertuar në 3.4 vite shërbim prove nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese ka deklaruar se nuk ka prova për të provuar akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit për ‘Shpërdorim detyre”.

Gjykata ka rrëzuar edhe pretendimin e Tahirit se po gjykohet dy herë pasi ka sjellë vendimin e pafajësisë nga gjykata e Katanias në Itali, duke argumentuar se bëhet fjalë për dy gjykata të ndryshme.

Prokuroria nuk kishte ngritur akuzë të re për Tahirin por sipas gjykatës në vendim është futur edhe akuza e kultivimit të lëndëve narkotike.

RonaTyra

Ish-ministri do të gjykohet edhe njëherë në GjKKO për t’u rihetuar kështu nga fillimi. Hetimi për Tahirin mund të zgjasë në kohë duke mbajtur atë larg përfshirjes në politikë.

Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu