Ja si gënjeu Berisha për Vlora Hysenin, Top Channel nxjerr pamjet

0
Gjigandi

Sali Berisha i ka dhënë zë sot disa portaleve që publikojnë prej ditësh një lajm se shefja e shërbimit sekret shqiptar Vlora Hyseni, ndodhej prej 10 ditësh në Beograd.

Por këto pamje filmike të datës 22 maj, tregojnë se Hyseni ishte në Tiranë. Ajo u shfaq në rastet e rralla në publik në ceremoninë e prezantimit të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023” të NATO-s, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.

Mbi këtë tekst në mediat online, reagoi edhe Berisha që e çon shumë larg akuzën ndaj shefes së shërbimi sekret shqiptar, emëruar në këtë detyrë vetëm pak kohë më parë. Më herët ajo ka drejtuar shërbimet sekrete të Kosovës.

Përgjigjia nga disa burime është se shefja e shërbimit sekret nuk është dhe nuk ka qenë në Serbi.

Deri në këtë pikë duket se kemi të bëjmë me një lajm të rremë, aq të zakonshëm në mediat online në Shqipëri dhe që viktimë e të cilit ka rënë edhe Berisha. Por konteksti në të cilin është hequr në publik ky lajm ngre shumë dyshime.

RonaTyra

Berisha e lidh me Kosovën. Në veri të Kosovës po ndodhin zhvillime që kanë vënë në alarm të gjithë partnerët strategjikë të shqiptarëve që kërkojnë në një zë ulje të tensioneve dhe qetësi.

Ndërkohë çuditërisht nga Tirana vijnë zëra që shkojnë kundër kësaj rryme të qartë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Në një kohë kur nga të gjithë kërkohet që të bëjnë thirrje për uljen e tensioneve Berisha bën të kundërtën duke folur mbi një lajm të rremë./ Top Channel

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu