Bajamet mund t’u të frenojnë oreksin dhe të ulin peshën, pohojnë studiuesit nga Universiteti i Australisë Jugore. Sipas gjetjeve të një grusht bajame në vend të një rostiçeri të pasur me karbohidrate reduktoi marrjen e energjisë me gati 76 kalori.
Vetëm30-50 gramë bajame në ditë mund të jetë shpëtimtar në rregullimin e oreksit, ndërsa lufton epideminë e obezitetit që përkthehet në 9 miliardë të rritur mbipeshë në mbarë botën, 650 milionë prej të cilëve janë obezë. “Përqindjet e mbipeshës dhe obezitetit janë një çështje kryesore e shëndetit publik dhe rregullimi i oreksit nëpërmjet përgjigjes më të mirë hormonale mund të jetë çelësi për menaxhimin optimal të peshës, ” tha Dr. Sharayah Carter.
Sipas saj, hulumtimi tregoi se bajamet shkaktuan ndryshime në nivelet e hormoneve stimuluese të oreksit dhe kështu me sa duket reduktuan oreksin dhe çuan në më pak konsumim të ushqimit.
Studimi tregoi se njerëzit që hanin bajame kishin:
47% nivele më të ulëta të C-peptidit si një përgjigje pas ngrënies, e cila shoqërohet me ndjeshmëri më të madhe ndaj insulinës dhe rrezik më të ulët të diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare)
18% nivele më të larta të polipeptidit insulinotropik të varur nga glukoza (GIP), 39% të glukagonit dhe
44% të polipeptidit pankreatik.
Glukagoni është një hormon që dërgon sinjale të ngopjes në tru, ndërsa polipeptidi pankreatik ngadalëson tretjen duke rezultuar në uljen e marrjes së ushqimit. Së bashku ato nxisin humbjen e peshës .
Bajamet janë të pasura me proteina, fibra dhe acide yndyrore të pangopura, duke i bërë ato një ” snack fantastik të shëndetshëm që mund të përfshihet në dietën e përditshme “, sipas Dr Carter, i cili shtoi se me ndryshime të vogla, të qëndrueshme dhe pozitive të stilit të jetesës ne mund të përmirësojmë në përgjithësi të shëndetit në afat të gjatë.