‘Italia sot ka nevojë për…’/ Ja justifikimi që ka përdorur Berlusconi vetëm dy ditë para zgjedhjeve për të hequr dorë nga gara për president  

0
Gjigandi

Politikani dhe biznesmeni Silvio Berlusconi, ka hequr dorë nga gara për president të Italisë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve.

Mediat italiane shkruajnë se, Berlusconi ka bërë një hap pas, në emër të kërkimit të unitetit të vendit. Përmes një letre që ai u ka dërguar, ka marrë dhe vendimin për t’u tërhequr nga gara e tij.

“Italia sot ka nevojë për unitet, përtej dallimit mazhorancë-opozitë, rreth përpjekjes për të luftuar urgjencën shumë të rëndë shëndetësore, për të nxjerrë vendin nga kriza.

Vendosa të bëj një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare, duke u kërkuar atyre që e kanë propozuar, të heqin dorë nga përcaktimi i emrit tim për Presidencën e Republikës.

Do të vazhdoj t’i shërbej vendit tim në një mënyrë tjetër, siç kam bërë kohët e fundit. Vite, si lider politik dhe si deputet evropian, duke shmangur që mbi emrin tim të konsumohen polemika apo çarje që nuk mund të gjejnë justifikime që kombi nuk mund t’i përballojë sot”,- ka thënë Berlusconi.

RonaTyra

Më 24 janar në Itali do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të shtetit.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu