Itali/ Lëvizte me doza kokaine, kapet 35-vjeçari shqiptar

0
Gjigandi

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur me lëndë narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu është kapur me 33 doza kokaine, një shufër precize, një rrotull filmi ngjitës, disqe plastikë të prerë të cilat përdoren për paketimin e dozave.

Mësohet se gjatë ndalimit nga policia, 35-vjeçari ka tentuar të largohet sapo ka vënë re makinën e karabinierëve.

Shqiptari është arrestuar dhe akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu