Një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Medolli nga fshati Qatrom, është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës mesditën e kësaj të diele.
Mësohet se pak para se të arratisej, i burgosuri ndodhej në sallën e gjyqit, ndërsa është larguar nga garazhi, por nuk dihen rrethanat, sesi iu ka iku nga duart efektivëve të sigurisë.
I riu ishte arrestuar dy ditë më parë, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom.
Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe për kapjen e 22-vjeçarit.