Ish-vila e Enver Hoxhës, një nga kureshtitë e turistëve që vizitojnë Tiranën (historia e shtëpisë së ndërtuar në vitet ’40)

0
Gjigandi

Sipas operatorëve turistikë, godina që njihet sot si “vila e Enver Hoxhës në Bllok” është një nga kureshtitë kryesore tek të huajt që vizitojnë Tiranën.

Megjithëse tashmë e rrethuar nga pallate dhe lokale, vila dhe oborri i saj kanë arritur të mbeten deri tani të paprekura. Historia e kësaj shtëpie zë fill ne vitet ’40.

Kur erdhi në pushtet Enver Hoxha qëndroi fillimisht në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë ai u vendos në një shtëpi të ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa.

Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.

Shtëpia ku qëndroi Hoxha ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, Myftiu ia dha fillimisht me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Belloti.

RonaTyra

Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin dhe më 1942, Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu truallin e shtëpisë dhe parcelën.

Por ajo nuk banoi dot aty pasi Lufta përmbysi gjithçka të mëparshme. Deri në vitin 1944 aty banuan sipërmarrësi italiani Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça. Ne këtë shtëpi u vendos familja Hoxha pasi ajo u shtetëzua.

Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, dy godinat u lidhën me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi u ndërtua një shtesë. Kjo e gjitha është ajo që njihet sot si vila nr. 31.

Vila nuk u privatizua nga familja Hoxha, pas 90. Pas largimit të tyre ajo vazhdon shërben si rezidencë qeveritare dhe kureshtje turistike.

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu