I arratisuri nga Shqipëria komuniste dhe krimi që u zbulua nga disa pika gjaku 33 vjet më pas

0
Gjigandi

Rreth 33 vjet pasi një pedagoge universiteti  në Sydney të Australisë u mbyt në shtëpi, një shqiptar me shtetësi australiane u burgos për vrasjen e saj.

Martin Dukagjini, u arrestua në vitin 2019, pasi kishte mundur t’u shpëtonte autoriteteve për 33 vjet dhe iu nënshtrua hetimeve dhe së fundmi gjykimit.

Këtë nëntor 66 vjeçari që në kohën e krimit ishte 31 vjeç u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet burg.

 

Tre pika gjaku të tij ishin gjetur në pantallonat e pizhameve të Tatjana Sokoloff-it, e cila ishte pedagoge e italishtes në Universitetin e Sydney-t.

RonaTyra

 

 

Kolegët e përshkruajnë si një grua shumë të bukur dhe inteligjente dhe shprehën befasi që vrasja u zbardh pas kaq shumë vitesh.

 

Krimi ndodhi më 4 shtator 1986, teksa viktima ndodhej në shtëpinë e saj duke u kujdesur për nënën e saj e cila ishte e shurdhër.

 

Policia nuk ka sqaruar dot pse Sokoloff kishte tërhequr një sasi të madhe parash nga banka, një ditë para se të vritej.

 

Dukagjini kishte hyrë në shtëpinë e viktimës për të vjedhur pikërisht këto para dhe e mbyti gruan me një kordon elektrik pasi e kishte goditur në fytyrë me një copë druri.

 

Sipas hetimeve ai e ka goditur në një moment paniku, pasi ajo e kishte parë.

 

Policia nuk arriti të gjente një autor atëherë pavarësisht se n hetim u vunë fqinj, kolegë, studentë, por edhe biznesmenë të cilëve viktima u kishte blerë bizhuteri dhe sende antike. E vetmja provë që u gjet ishin pikat e gjakut në pizhamet e viktimës. Një pikë gjaku e tij u gjet gjithashtu në oborr.

 

Autori i cili e mohon vrasjen ka precedentë të shumtë penalë në vjedhje.

 

Dukagjini u arratis nga Shqipëria komuniste rreth vitit 1976, duke ardhur në Australinë Perëndimore në moshën 24 vjeçare. Pa  një profesion, shqiptari zgjodhi rrugën më të lehtë, duke vjedhur.

 

Rrugë gjatë të cilës, 7 vjet më pas u bë vrasës.

 

 

a.c./dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu