Ish-punonjësi i burgut u la në burg/ Avokatja: Dëshmia e vëllezërve Beqiraj nuk bazohet në asnjë provë

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg ish-punonjësin e burgjeve Flamur Bejko, pasi akuzohet si i implikuar në porosinë e dy vrasjeve.

Lidhur me masën e sigurisë, avokatja e Bejkos tha se Gjykata nuk ka asnjë provë për të vërtetuar akuzat dhe se numri i personave të lënë në burg është shumë i madh.

“Nuk ka asnjë provë, është i gjithi një serial me puntata, ku asnjëra nga puntatat nuk ka asnjë pikë takimi as në hapësirë as në kohë. Pra nuk ka prova të mjaftueshme për krim të organizuar jo e jo por as për të marrë një akuzë të tillë secili nga shtetasit. Numri i të pandehurve që u lanë në burg është shumë i madh, janë rreth 15 dhe unë nuk mund të citoj. Klienti im mbeti në burg që është totalisht pa asnjë provë”, tha ajo.

Emri i Bejkos u zbulua pa dëshmisë së vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, ku sipas tyre punonjësi i burgut i kishte paguar për të kryer një atentat ndaj dy personave ku citohet se u ka thënë se i do të dy personat e vdekur pasi kanë pasur një konflikt në një lokal dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, e për këtë arsye nuk ua falte.

Vëllezërit treguan se vrasja e tyre ishte parashikuar të bëhej me eksploziv.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu