Skuadra drejtohej nga Johan Krujf dhe nuk ishte rastësi që u quajt “Dream Team”, pasi ishte e mbushur me yje dhe me numrin 10, Romarion, që finalizonte aksionet.
Ish-sulmuesi ka bërë së fundmi një rrëfim special për “The Players Tribune”. Ai u ndal në shumë aspekte të jetës, por ajo që mori vëmendjen e të gjithë ishte deklarata e tij për dashurinë dhe zakonin për të kryer marrëdhënie seksuale para ndeshjeve.
“Kurrë nuk shkova në një festë një natë para ndeshjes. Nuk kam pirë kurrë duhan. Falë Zotit nuk kam marrë kurrë drogë. Nuk kam pirë kurrë. Asnjë pikë. Kush tha që duhet të dehesh që të kalosh mirë?
Ndërsa për seksin ai pohoi: Ndonjëherë, ditën e ndeshjes, unë rrija në shtëpi. Nëse zgjohesha me dëshirë, bëja seks me gruan time dhe pastaj shkoja në ndeshje. Në fushë isha i qetë”, u shpreh ai.
/Burimi: Panorama Sport/