Intervista/Dritan Hoti: Nuk besoj se Putin do e përdor seriozisht rrezikun e armëve bërthamore

0
Gjigandi

Rreziku dhë kërcënimi i vazhdueshëm që bën presidenti rus, për përdorimin e armëve bërthamore, kthimi i cështjes së Kosovës në panelin e diskutimeve për zgjidhje nga ana e faktorit ndërkombëtar. Si do reagoj perëndimi? Kush del më e humbur në këtë luftë? Sa e kanë dëmtuar sanksionet Rusinë dhe a janë kthyer ato si bumebrang edhe për Evropën? A ka një krizë reale edhe në Britani, apo në Itali, ku politika nuk gjen qetësi në sferën e drejtimit? Për të gjitha këto Abc24.al ka biseduar këtë herë me zotin Dritan Hoti Pedagog i Marrëdhënieve ndërkombëtare Universitëti Mesdhetar i Shqipërisë

Zoti Hoti kemi një krizë që u duk financiare pastaj politike që në dukje nuk ekziston të paktën për momentin në Britani e kam fjalën. Kishim një të ngjashme në Itali në Gjermani në disa procese votimi ka rënë mbështëtja e koalicionit Semofor sic quhet… A është kjo krizë në përgjithësi e nxitur nga situata në tërësi dhe lufta e Rusisë?

Në fakt ofensiva brutale por e keqkalkuluar e Rusisë së Putinit, nisur nga ligjësitë sesi funksionon ekonomia e globalizuar si edhe një lloj ndërvarësie specifike që kishin vendet të ndryshme evropiane përkundrejt Rusisë, është stimuluesja kryesore e kësaj krize, e cila po përjetohet  më shumë në Evropë, por edhe një farë mënyre në një rrafsh edhe global. Format e ndryshme të një lloj paqëndrueshmërie në politikë të hasur kryesisht në Britaninë e Madhe dhe Itali, por jo në Gjermani janë të një natyre të ndryshme si edhe i detyrohen motiveve jo uniformë. Ndërsa në Gjermani, nisur edhe nga natyra e sistemit politiko-insitucional nuk ekziston ndonjë krizë e mirëfilltë politike, në Britaninë e Madhe përzjedhja e 3 kryeministrave konservatorë në harkun e pak muajve ka të bëjë me detyrimin që kanë kryetarët ekzekutivit në Britaninë e Madhe përkundrejt pritshmërive socio-etike nga ana e elektoratit britanik. Ndërkohë që konservatorët britanikë po përballen edhe me një sfidë të brendshme të një natyre disi ideologjike që ka të bëjë me adaptimin e versionit liberal të Thecerizmit aq i rrënjosur në perceptimet ideologjike të konservatorëve anglezë me përmbajtjen e sfidave aktuale socio-ekonomike e tregtare të aktualitëtit. Përsa i përket paqëndrueshmërisë politike në Itali ajo mund të kuptohet më mirë si një paqëndrueshmëri e cila nënshkruhet në vazhdimësinë e traditës së paqëndrueshmërisë politike e cila e përndjek këtë vend që prej më shumë se 5-6 dekadash.

 

Si e shihni luftën, qëndrimin e Rusisë që tani duket sikur po luan me tëza sic ishtë ajo këto ditë që rreziku i përdorimit të armëve bërthamore mbetët i lartë… E shihni një rrezik të tillë të qënësishëm?

RonaTyra

Fizikanti teorik Robert Openheimer, Profesori i Universitetit të Berkley i cili ia doli të depërtontë sekretin e clirimit të atomit, i njohur edhe si babai i bombës bërthamore u shpreh një ditë në lidhje me misionin e tij, tashmë të suksesshëm duke iu referuar disa vergjeve të vjetra indiane të B.Gita: „ Tashmë jam vdekja, shketërrimtari i botës“. Në fakt posedimi i armës bërthamore nga ana e dy superfuqive të luftës së ftohtë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik pak me vonë edhe nga Britania e Madhe, Franca, Kina, India e Pakistani si dhe nga Izraeli përforcoi edhe më tej bindjen për mos-përdorimin e saj. Kështu përgjatë luftës së ftohtë superfuqitë ranë dakord të konfrontoheshin më së tepërmi nëpërmjet konflikteve me ndërmjetësi ( proxy-wars or conflict). Tundja e kërcënimit bërthamor për arsye të mirëfillta konvencionale nga presidenti i Rusisë Vladmir Putin ndodh për herë të parë pas 80-viteve. Momentalisht nuk shoh një rrezik akut të përdorimit të armëve bërthamore taktike nga ana Presidentit të Rusisë Vladmir Putin, por e vazhdoi ta perceptoj ende në kontekstin e një shantazhi strategjik nisur nga pozitat e vështira aktuale në terren të ushtrisë ruse. Gjithësesi ecuria e kësaj lufte, pra ajo që ka të bëjë me suksesin e mëtejshëm të kundërofensivës së ushtrisë ukrainase si edhe reagimeve të mëtejshme të Rusisë varet e gjitha nga beteja përreth Khersonit. Nëse ushtria ukrainase stopohet në Kherson, kundërofensiva ukrainase do të pësonte një thyerje të konsiderueshme, por nëse beteja e Khersonit rezulton e suksesshme si ecuria e deritanishme e kundërofensivës ukrainase, atëherë duhet parë sesi do të sillet Rusia kur rajoni i Khersonit i shpallur së fundmi si një pjesë integrale e territorit të saj, do të bjerë… Në këtë rast shqyrtimi i përdorimit nga ana e Vladimir Putinit i një skenari të armës taktike bërthamore ku do të thyej një ligjësi e madhe jo vetëm e marrëdhënieve ndërkombëtare, e luftës konvencionale  nuk do të kalonte pa reagime propocionale  nga perëndimi dhe kryesisht nga ana e SHBA-ve. Dhe në këtë rast do të ishim realisht përpara një skenari apokaliptik sic eshtë përdorimi i armëve tekno-nukleare, të cilat vendosin në rrezik mbretërimin e njeriut mbi tokë. Por e ripërsëris përdorimi i armëve bërthamore momentalisht, në këndvështrimin tim ngelet një opsion i përjashtuar.

 

Zoti Hoti a mund të ishte evituar lufta dhe kush mund ta kishte këtë në dorë pa llogaritur Rusinë që sido të reagonte perëndimi mund ta kishtë bërë përsëri këtë luftë?

Shpërthimi i një lufte apo nisja e një ofensive nuk përbën një rast suprizues apo të një natyre aventureske. Përshembull për të kuptuar shpërthimin e luftës se dytë botërore nga ana e Gjermanisë duhet t’i referohemi ndër të tjera imponimeve të Traktatit të Versailles 1920, të dëshiruara nga Franca por ndoshta rrënjët e këtij konflikti mund të nisin e të analizohen që nga Lufta 30-vjecare në shekullin e XVII. Ofensiva brutale ruse në Ukrainë mund të shihet si pjesë e një procesi si edhe këndvështrimi i cili ngërthen në vetëvehte disa “bindje” ideologjiko-historike e gjeostrategjike të Putinit dhe elitës nacionaliste përreth tij. Ukraina, për Putinin dhe elitat nacionaliste që e mbështesin atë, perceptohej si pjesë integrale e ritmit historik të Rusisë, për më tepër një Rusi që kontrollon Ukrainën do të ngelej një Rusi brenda një dimensioni tradicional imperial. Rrëzimi i këtij skenari si rrjedhojë e rezistencës mbresëlënëse të ushtrisë dhe popullit të Ukrainës, e detyroi Rusinë e Putinit të kalonte në skenarin e dytë, atë të aneksimit të rreth 17% të territorit të Ukrainës ku shtrihen kryesisht komunitetet rusofone, megjithëse edhe aty Rusia po has vështirësi dhe se fati i këtyre rajoneve si edhe luftës në përgjithësi ngelet i papërcaktuar.

Dhe kush e ka në dorë një paqe ose një marrëveshje për momentin?

Në stadin aktual të zhvillimeve me të fundit që kanë të bëjnë me shpalljen e aneksimit të 4 rajoneve, Donjesk, Luansk, Kherson dhe Zaporizhije si edhe dinamikës luftimeve në terren të javëve e ditëve të fundit vështirë se mund të flasim për një skenar të shpejtë paqeje. Ndërkohë që Presidenti i Rusisë Vladimir Putin hera-herës përdor edhe shantazhin e përdorimit  bërthamor si efekt psikologjik me synim që të impresionojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si edhe aletët e saj perëndimorë dhe për rrjedhojë këta të fundit nisur nga magnituda e një rreziku të mundshëm të mund të influencojnë Ukrainën që në kushtet aktuale të nisë edhe me ndërmjetësinë e palëve të treta një proces negociatash. Në këto rrethana Putini kërkon të negociojë nisur nga kushte të cilat janë disavantazhuese për Ukrainën përsa i përket intergritetit  të saj territorial si edhe nga edhe një situatë e disafavorshme për Rusinë në fushën e betejës. As Shtetet e Bashkuara të Amerikës ( dhe aleatët e saj të NATO-s) nuk intimidohen nga tundja e shantazhit bërthamor nga ana e Putinit dhe as Ukraina, nisur nga realiteti aktual nuk do të pranonte nisjen e një procesi paqeje, sondazhet më të fundit tregojnë se 86% e popullsisë së saj janë për vazhdimin e luftës me Rusinë. Momentalisht nuk shoh ndonjë probabilitet për një skenar të shpejtë  paqeje. Fati i luftës ndoshta do të jetë përcaktues për kushtet, paqen ose për fate të tjera politike e realitete të tjera gjeopolitike apo edhe ushtarake të metejshëm.

Si e shihni qëndrimin e Ukrainës edhe të SHBA në konflikt?

Ukraina u ndodh përballë një ofensive ushtarake në kundërshtim me ligjet e normat ndërkombëtare, për më tepër synimi primar i sulmit rus ishte një lloj inkorporimi ose vendosja nën kontrollin e Rusisë të një entiteti shtetëror ( Ukrainës në rastin tonë), i ngjashëm me zgjerimet territoriale të realizuara nga Rusia cariste në shekujt e shkuar. Rezistenca e jashtëzakonshme e ushtrisë dhe popullit të Ukrainës eshtë ne funksion të mbijetëses dhe kontinuitëtit historik e demokratik të saj. SHBA-të jane superfuqia e cila jo e vetëm i ka siguruar perkrahjen thelbesore ushtarake Ukrainës por nisur nga kendveshtrimi stratëgjik e gjeopolitik e peshojne konfliktin Rusi-Ukrainë  ne dritën e influencave e zhvillimeve qe nderlidhen me kontëkstin rajonal, kontinental ( qe ka të beje me sigurine e stabilitëtit ne Evrope) si edhe zhvillimet qe asociohen me rendin botëror.

Ngecja e Rusisë në Ukrainë iu siguroi SHBA-ve  një perforcim të pranisë së saj në hapësirën që shtrihet që nga Finlanda deri në vendet baltike, rienergjizoi misionin e NATO-s, përforcoi implementimin e saj ushtarak në pika-strategjike në kontinentin evropian. Kjo luftë përforcoi edhe kartën ideologjike të cilën Amerika po e përdor edhe më shumë në lidhje me ndasitë e mëdha sistemike  ideologjike që ekzistojnë ndërmjet shteteve të demokracive liberale edhe atyre autoritare. Gjithashtu SHBA-të po nxjerrin edhe avantazhe të pozitave të saj ekonomiko-tregtare në garën e madhe të globalizimit midis superfuqive e fuqive të kohës sonë. Lufta e Putinit në një mënyrë paradoksale i dhuroi disa avantazhe të konsiderueshme SHBA-ve.

Asnjë nga sanksionet nuk e ka smbrapsur Rusinë , kë kanë dëmtuar me shumë këto sanksione?

Saknsionet  u shpallen dhe u perthelluan sakaq nisja e ofensives ushtarake ruse ne Ukrainë dhe nuk  kishtë asnjë kuptim që Rusia e Putinit të ndërpriste ofensivën e saj. Ajo reagoi nëpërmjet bllokimit të furnizimit me gaz përkundrejt disa vendeve evropiane të lidhura me marreveshje të posacme ekonomike me të. Saksionet duket qartësisht se kanë rënduar më shumë situatën ekonomike krahasismisht me vendet e Evropës. Pesha e saksioneve do të vazhdojë të ndihet për një  periudhë të gjatë mbi ekonominë ruse, megjithë pistave të reja të cilat është  përpjekur të eksplorojë Vladimir Putini në drejtim të vendeve të caktura që nuk janë pjesë e perimetrit perëndimor për të anashklaluar apo zbutur këto sanksione.

Cështja e Ballkanit duket sikur është kthyer më shumë në tavolinën e BE tani me luftën. E shihni kështu dhe cfarë mund të arrihet?

Ballkani apo Evropa juglindore në tërësi ka qënë në të shkuarën historike një rajon-kyc i perandorive më të spikatura në historinë si edhe nga duke nisur nga shekulli XV -XVI perandoria otomane me atë habsburgase kanë ndarë kufijtë e tyre pikërisht në Ballkan. Duke nisur nga gjysma e dytë e shekullit e deri në përfundim të luftës se dytë botërore, Ballkani ka qënë një lloj tejzgjatje e rivaliteteve të fuqishme kombëtare e gjeopolitike ndërmjet fuqive evropiane.  Kështu forma e entiteve shtetërore si edhe konstelacioni gjeopolitik në Evropën juglindore përcaktohej në fillim e përfundim të cdo konflikti ndërevropian e botëror. Kështu vendet e popujt e Ballkanit në mëshumë sesa 150 vitë i janë nënvendosur metamorfozave të ndryshme kombetare e gjeopolitike. Aktualisht ish-rivalët e dikurshëm evropianë veprojnë në Ballkan në formën e një osmose  institucionale në emer të Bashkimit Evropian si edhe në bashkëpunim e koordinim strategjik me SHBA-në për të frenuar këtë radhë shtrirjen e influencave të fuqive të treta, e tillë Rusia e Kina. Rritja e kësaj influence do të projektonte sërish një realitet të ri që ndërlidhet me problematikat kombëtare e konselacionin gjeopolitik në Evropën juglindore në tërësi.

Kosova është kthyer ajo në vëmendje të BE dhe SHBA?

Cështja e Kosovës ka qënë edhe vazhdon të jetë ndoshta aktualisht edhe më shumë në vëmendjen e SHBA-ve dhe të BE-së. Ajo  përbën edhe elementin-kyc për stabilitetin gjeopolitik në Ballkanin perëndimor, është dhe vija ndarëse e botës sllavo-ortodokse me atë shqiptare e cila spikat si një element ekskluzivisht pro-perëndimor e pro-amerikan.  Me qëllim që Serbia të njohë Kosovën si entitet shtetëror të pavarur, varen direkt nga dy-elementë:

  1. Një proces ndërgjegjësimi etiko-ideologjik të elitave politike e shoqërisë serbe si edhe rrethana ndërkombëtare të cilat mund të favorizojne një realitet të tillë, por kjo e dyta varet drejtpërdrejtë me rezultatin e luftës në Ukrainë. Nëse Rusia del e humbur nga kjo aventurë, atëherë edhe Serbia do të gjendej në pozita më të dobëta për t´i rezistuar insistimit të vazhdueshëm të SHBA-ve dhe BE-së dhe gradualisht mund t’i dorëzohej këtij opsioni. Por nëse Rusia arrin të ruaje si pjesë integrale të territorit të saj 4 rajonet e aneksuara të Ukrainës, Donjesk, Luhansk, Zaporizhije dhe Kherson ose rreth 17% të territorit të Ukrainës, kjo sipërmmarje do të trumbetohej si një sukses kombëtar i Rusisë dhe nisur nga mendësia aktuale predominuese e shoqërisë dhe elitës politike serbe. Mjafton t’ju kujtoj se vetëm pak ditë më parë disa elementë me perceptime kombëtare tradicionale në Serbi janë rikonfirmuar në pozicionet kyc të shtetit serb. Rusofilët si Ivica Dacic apo Aleksandër Vulin u emëruan si zëvendës-kryeministër apo shef i Diplomacise serbe, kurse Vulin mori detyrën e shefit të BIA-se, shërbimit sekret serb pasues i UDB-se së mëparshme. Duke iu përmbajtur skenarit të dytë, do të ishtë me lehtë për Rusinë të inkurajonte turbullira politike me karakter kombëtar në Ballkan. Por ky skenar do të kishte nga ana tjetër për rrjedhojë edhe gjallërimin e një versioni të ri të panshqiptarizmi ose nje pankroatizmi. Ndërkohë superfuqitë dhe fuqitë e involuar në Ballkan ato që i përkasin botës demokratike apo jo-demokratike do të mbeshtësnin aleatët e tyre në rajon duke i dhënë edhe një herë zhvillimeve kombëtare e gjeopolitike një formë tradicionale rivaliteti duke mos ia dalë që të ndërtohet në Ballkan një strukturë paqeje e mbështetur mbi ekuilibrat e duhur.

Cështja e shqiptareve në luginënë  e Preshevës. Aduhen përfaqësuesit e saj të jenë pjesë e bisedimeve?

Cështja e shqiptarëve në Luginën e Presheves mund të përfshihet në paketën e dialogut Kosovë-Serbi si kërkesë analoge e  bërë nga Serbia për të drejtat e komunitetit serb që ndodhet në veri të Kosovës, por nuk mund të përfshihet  kurrësesi si një  objekt i mundshem shkëmbimi territoresh ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. Ky skenar i ka humbur tashmë kreditet dhe do të shihej si i rrezikshëm, nisur edhe nga dinamika e prirjet e zhvillimeve aktuale ndërkombëtare. Ndërkohë edhe përfshirja e cështjes së shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Serbi, Preshevë, Bujanoc etj.. në bisedimet bilatërale Kosovë-Shqiptarq do të perceptohej si njq kërkesë maksimaliste nga ana e shqiptarëve edhe nga palët e treta, BE si edhe SHBA të cilat po mbikqyrin dhe janë të përfshira direkt në ketë dialog. Përforcimi progresiv i pozitave të dy shteteve-kombe shqiptare ( Shqipëri dhe Kosovë) do të mundësontë edhe garantimin dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve etnikë të cilët jetojnë brenda shtetit serb si një etapë e parë..

Situata në Shqipëri. Si e shihni. ? A ka nevojë për një ndërrim pushtetesh apo nuk ka ende asnjë forcë politike që mund ta shihni si vizionare për këtë?

Gabimet diletante ose të detyruara të bëra nga opozita shqiptare prodhuan si efekt edhe përforcimin e pushtetit të mazhorancës të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Dhe në Shqipëri ku de jure ekziton një ndarje demokratike e pushteteve por realisht një mazhorancë që imponohet politikisht është e gjithëfuqishme pasi ekuilibrimi real i pushteteve është ende i dobët. Qeverisja 9-vjecare e Edi Ramës mund të identifikohet me kompleksitetin e formimit dhe perceptimeve të tij etiko-politike. Nga njëra anë mazhoranca socialiste që miratoi me lehtësi ligjet dhe amendimet që mundësuan ngritjen e institcuioneve të Drejtësisë së re, nga ana tjetër në 9 vite të ushtrimit të pushtetit u hasën  handikape  të mëdha, si aplikimi e investimeve të ashtëquajtura „spektakolare“ që në fakt rezultuan aventureske dhe larg programimeve ekonomiko-fiskale racionale duke patur një kosto reale në gjëndjen socile të shtresave jo të pakta të shoqërise shqiptare, sidomos tani në këtë kohë krize me një karakter ndërkombëtar. Për më tepër kryeminstri Rama në qëndrimet e artikulimet e plotikës së jashtme hera-herës ka shfaqur një deficencë profesionalo-intelektuale në artikulimet e qëndrimet e tij, dhe kjo i detyrohet formimit të tij real intelektual që përbën edhe kapitalin e tij.

Sfida madhore aktuale e Shqipërisë është ajo e shumë përfolura e cila ka të bëjë me misionin dhe eficencën reale të Insitucioneve të posacme në Drejtësi se re. Suksesi i tyre është ekuivalenti i  ligjësive të reja të të berit politikë si edhe ushtrimit të pushtetit në Shqipëri, pra e brarabartë me një konsolidim institucional, deri më tash i munguar për arsye komplekse.

A do të jetë në gjendje që opozita aktuale shqiptare t’i ofrojë popullit shqiptar alternativën fituese kjo varet nga zotësia, vizioni, nëse realisht ka si dhe perkushtrimi i saj, e gjitha kjo e ndërlidhur në rastin e Shqipërisë si një vend i vogël dhe i influencueshëm edhe nga faktorë esencialë ndërkombëtarë.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu