INSTAT/ E marta, dita e javës me më shumë aksidente

0
Gjigandi

E marta për shumë njerëz konsiderohet si ditë tersi apo ditë e keqe. Në analizën e fundit të INSTAT raportohet se pikërisht në këtë ditë, ndodhin më shumë aksidente se në ditët e tjera të javës.

Në muajin janar duke iu referuar të dhënave të aksidenteve sipas ditëve të javës, rezulton se gjatë ditës së Martë ka ndodhur numri më i lartë i aksidenteve. Në shifra, numri është 26,2 % ndaj numrit total. Pas së martës, është e diela, kur njerëzit më shumë lëvizin për t’u relaksuar diku, me numrin më të lartë të aksidenteve.

Gjatë të dielave të janarit, nga analiza që ka bërë për herë të parë INSTAT, rezulton se kanë ndodhur 17.9 për qind e aksidenteve. E premtja është dita qe ose prej kujdesit të shtuar, ose prej qetësisë më të madhe, dhe kohës po ashtu, kanë ndodhur më pak aksidente, vetëm vetëm 6 për qind, dhe më pas vjen e mërkura me 9.5 për qind.

Është analizuar dhe ora kur ndodhin më shumë dhe më pak aksidente me automjete. Duket se ankthi për të kapur orën e nisjes së punës i bën shoferët të pakujdeshshëm e për pasojë të prirur për të bërë aksidente. Kështu, gjatë harkut kohor 08:00-12:00 kanë ndodhur 23,8 % të numrit total të aksidenteve, gjatë muajit janar.

Harku kohor i dytë me numër të lartë aksidentesh është 17:00-19:00, me 19 për qind të totalit. Në totalin e aksidenteve në janar, lajmi i mirë është se ka pasur më pak se në janarin e 2022. Edhe numri i të vdekurve apo plagosurve është më i ulët, 119 persona nga 147 persona të aksidentuar në muajin Janar 2022.

RonaTyra

Problematike mbeten moshat e reja. Sipas të dhënave të INSTAT, grup-mosha 25-34 vjeç zënë 33,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Ndërkohë që nga qarqet është Tirana me numrin më të lartë të aksidenteve në rrugë, me 52. Shkodranët ndërkohë kanë sjelljen më të kujdesshme në rrugë për Janarin, duke mos shënuar asnjë aksident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu