Inspektohen subjektet afariste për respektim të orarit të punës

0
Inspektohen subjektet afariste për respektim të orarit të punës
Gjigandi

Isnpektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu – Ramaj, kanë vazhduar me inspektime të subjekteve afariste, gjatë natës, për respektim të orarit të punës dhe rregullave tjera, përfshi edhe shërbimin e alkoolit për personat nën moshën 18 vjeçare.

Sipas drejtoreshës Kryeziu-Ramaj, janë inspektuar subjektet afariste të video lojërave, lojërave tjera si bilardo dhe të ngjashme, si dhe subjektet tjera ku shërbehen pije, për të mbikëqyr shërbimin e pijeve alkoolike për personat nën moshën 18 vjeçare.

“Ndonëse nuk janë hasur në parregullsi gjatë këtij inspektimi.

Ne si inspektorat, do bëjmë monitorimin e vazhdueshëm të të gjjitha lokaleve dhe subjekteve afariste, me qëllim të respektimit të orarit të punës, por edhe për rregulla tjera, përfshi pijet alkoolike, shitjen e cigareve dhe të ngjashme”

, ka deklaruar drejtoresha Kryeziu-Ramaj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu