Incineratorët, Xhixho: SPAK veproi shumë vonë. Do dorëzojmë fakte të tjera për landfillin e Vlorën

0
Incineratorët, Xhixho: SPAK veproi shumë vonë. Do dorëzojmë fakte të tjera për landfillin e Vlorën
Gjigandi

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho, shprehet se afera e incineratorëve është një nga aferat më të mëdha korruptive që kanë ndodhur në 30 vite në vendin tonë.

në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, Xhixho tha se afera ka ndodhur me mbështetjen politike ndërsa shtoi se duhet të mbajnë përgjegjësi Edi Rama dhe ministrat që kanë nënshkruar VKM.

Ndër të tjera ajo shprehet se do të dorëzojnë fakte të tjera në lidhje me landfillin e Vlorës, që sipas saj fshihen të njëjtat persona.

Erisa Xhixho: Kjo është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur në 30 vite. Ne nuk jemi naivë të besojmë se kjo aferë ka ndodhur pa mbështetjen politike të Kryeministrit apo të gjithë ministrive me radhë. Ne po përgatisim dhe dosje të tjera që do të depozitojmë në SPAK. Kemi fakte të tjera edhe për landfill. Janë një grusht njerëzish të cilët janë qoftë në aferën korruptive të incineratorëve apo dhe në vepra të tjera publike. Këta persona pa dyshim që kanë pasur mbështetje politike. Dhe përgjegjësia është nga Rama deri te ministrat. Pa dyshim që incineratori i Tiranës është nën hetim. Kryemadhi dje ka depozituar një letër te SPAK, për të pasur një informacion për vijueshmërinë e hetimeve. Pa dyshim që ne do e ndjekim deri në fund këtë aferë.

Në këtë moment kur  kemi rritje të çmimit të naftës, produkteve të shportës, ku problem shumë i madh është edhe shpopullimi dhe emigracioni i të rinjve ne nuk marrim masa konkrete për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve por shqetësimi më i madh i qeverisë është pagesa e incineratorëve.

RonaTyra

Xhixho shprehet se SPAK ka vepruar shumë vonë në lidhje me aferën e incineratorëve, pasi sipas saj, faktet janë dorëzuar që në maj të vitit të kaluar.

Erisa Xhixho: Ne s’kemi të bëjmë me drejtimin e një force poltike të vendit, por me një regjim, politikë përfshirë me krimin e organizuar. Kemi miliona euro të hedhura për incineraorët, dhe shqetësimi im si qytetare është se përse SPAK veproi kaq vonë, duke qenë  se bëmë denoncim që në Mars. Ne e bëjmë që të mos lejonim që paratë e incineratorëve në zgjedhjet lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu