Teksa pritet të nisë ceremonia përkujtimore që do të mbahet në fshatin Bularat, për 1-vjetorin e humbjes së jetës të ekstremistit grek, Kostandin Kacifas mbërritën të afërm të të ndjerit.
Njëri prej tyre, tejmase i revoltuar u shpreh ekzaktësisht (në gjuhën shqipe) se “nuk i duam mediat shqiptare” dhe u kërkoi gazetarëve të pranishëm të largoheshin.
“Nuk ju duam. Nuk na doni ju, nuk ju duam edhe ne. Pse e vratë djalin? Na thoni pse e keni vrarë djalin? Pse po vini këtu? ikni qërohuni!” u shpreh ai.
Raportohet se vetëm mediat greke u lejuan të hynin brenda në varreza, ato shqiptare jo.
The post Incident ne pervejtorin e vdekjes se Kacifas, te afermit perplasen me gazetaret appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.