Importet e karburanteve rriten në 8-mujor, ulen cigaret, rriten kafeja dhe birra

0
Gjigandi

Mallrat e akcizës, karburantet, kafeja dhe birra shënuan rritje të importeve në sasi gjatë 8-mujorit 2023 , ndërsa cigaret ishin më rënie sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Importet e karburanteve ishin 408.817 tonë në janar-gusht 2023 me një rritje vjetore 10.7 %, por gjithsesi ishin më të ulëta se në vitin 2021, ku pati një rritje të pazakonte pas pandemisë.

Gjatë vitit të kaluar konsumi i karburanteve u përball më dobësi prej çmimit të lartë në bursa pas luftës në Ukrainë duke arritur kulmin me 260 lekë për litër në mars 2022 nga 190 lekë litri që ishte para se të niste lufta. Çmimi i lartë u reflektua në konsum. Me uljen e çmimit dhe në kthimin e tij në nivelet e para luftës, importet e naftës u kthyen në normalitet, teksa grosistët kanë ndryshuar burimet e furnizimit në rafineritë e Indisë.

Importi i cigareve pati ecuri të dobët këtë vit, më rënie mbi 6% në 8 mujor. Grafiku i importeve të cigareve ndjek një kurbe me ulje -ngritje, që duket se nuk udhëhiqet nga konsumi vendas. Gjatë viteve 2021 -2022 importet e këtij artikulli ishin më e rritje përkatësisht me 12 dhe 7%, ndërsa këtë vit rinisi ulja.

Importet e kafesë dhe të birrës shënuan rritje me nga 11 dhe 8.5% secila. Për të dy këto produkte sasitë njohën rritje të mprehtë në muajin gusht, kur edhe numri i vizitorëve të huaj në vendin tonë ka arritur kulmin duke ndikuar në zgjerimin e konsumit në produkte si kafeja dhe birra mjaft popullore gjatë kohës së pushimeve.

RonaTyra

Mallrat e akcizës janë kontributorët kryesorë të të ardhurave doganore, por TVSH-ja e vjelë prej tyre pësoi rënie për shkak të uljes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Arkëtimet nga akciza shënuan rritje vjetore me 9,6 % në 8 mujor, pasi ky tatim vilet në vlerë fikse dhe nuk luhatet në varësi të çmimit.

Sipas Ministrisë së Financave të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 141.4 miliardë lekë, 2.4 miliardë lekë ose 1.7% më pak se 8 mujori 2022, si dhe 10 miliardë lekë ose 6.6 % më pak se plani i të ardhurave doganore për 8 -mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 8 mujorin rezultojnë 95.3 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë ose 5.2 % më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 8.8 miliardë ose 8.5% më pak se plani për 8 mujorin 2023.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 38.2 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 9.9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 343 milionë lekë ose 0.9% më pak se plani i akcizës për 8 mujorin 2023.

Monitor

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu