Nga sot, ‘abc24.al’ pjesë e kompanisë mediatike ‘Illyridium Media Grup’

0
Gjigandi

Nga sot, ne “abc24.al” jemi pjesë e kompanisë mediatike shqiptare “Illyridium Media Grup”, e cila për lexuesin shqiptar prej 1 viti është njohur nëpërmjet eksperiencës së suksesshme që ka pasur me median “Priza.al”.

Por tashmë pjesë e së njëjtës familjeje mediatike nga sot jemi edhe ne, “abc24.al”. Por ne tashmë do të vijmë si një platformë online krejtësisht e re dhe me një stil ndryshe, në pasqyrimin e realitetit dhe lajmeve.

Ne “abc24.al”, nuk do të jemi vetëm një media informuese, por edhe argëtuese, duke dashur që të përballemi me konkurrencën në tregun e madh mediatik shqiptar dhe të zëmë vendin që na takon.

Këtu në “abc24.al” lexuesit do të gjejnë lajme dhe informacione interesante nga vendi dhe bota, investigime, aktualitet, kuriozitete si dhe argëtim pa fund me rubrika interesante dhe origjinale.

Bordi drejtues i kompanisë “Illyridium Media Grup”, pas finalizimit të kontratës e cila e bënë edhe këtë media pjesë të së njëjtës familje mediatike si dhe “Priza.al”, ka falënderuar drejtuesit dhe pronarin e mëparshëm të kësaj medie (abc24.al), që prej 9 vitesh e ka ngritur, punuar dhe mbajtur në treg me përkushtim dhe origjinalitet.

RonaTyra

Tashmë si pjesë e “Illyridium Media Grup”, portali “abc24.al”, do të mundohet që të vijë më afër lexuesit me forma të reja informimi dhe bashkëpunimi, e madje kemi si synim që ti kthejë lexuesit tanë në raportues dhe bashkëpunëtorë të lajmit të parë.

Po ashtu “abc24.al” do të ketë si mision të sajin mbajtjen e korrektësisë, transparencës, paanshmërisë dhe ardhjes në ndihmë me të vërtetën për të gjithë qytetarët, si dhe për të gjitha kategoritë e lexuesve, që duan të informohen të parët dhe me cilësi.

“Abc24.al” ju fton që të na ndiqni dhe ta na klikoni duke na bërë pjesë të rrjeteve tuaja sociale në përditshmërinë tuaj. Ju faleminderit!

/abc24.al/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu