Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim.
Shtetasi me iniciale K.V., akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi më datë 29.07.2022 ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
Njoftimi i policisë:
Kundërshtoi me forcë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 25-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. V., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi më datë 29.07.2022 ka ngacmuar seksualisht një shtetase. Ky shtetas, gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.