I riu rrëfen tmerret: Drunjë, hekur, grushte… Ja çfarë ndodhte në shtëpinë e fëmijës në Shkodër

0
Gjigandi

“Zyber Hallulli” nuk është e vetmja shtëpi fëmije që rrit fëmijë të traumatizuar dhe keqtrajtuar.

Dhjetëra kronika televizive, denoncime organizatash jofitimrurëse dhe dëshmi ndër vite kanë treguar makabritetin që përjetojnë fëmijët e braktisur dhe jetimë në këto institucione të përkujdesit shtetëror.

Një dëshmi të tillë ka dhënë edhe një djalë 20 vjeçar në “, i cili ka jetuar në këto institucione që në moshën 5 vjeçare i braktisur nga e ëma. Së fundmi ai ka qenë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër përpara se të dilte vetë në jetë.

“Ka qenë skandal jetimorja. Mbaj mend dhunë nga edukatoret, nga parashkollori. Ishte jetesë e keqe, haja gjysmë buke, asgjë më shumë. Kur shkuam te jetimorja 6-16 vjeç aty ka pasur dhunë të pandalueshme. Së pari të rriturit. E dyta edukatoret. Unë isha shumë I frikësuar, më jepnin ilaçe pa asnjë arsye, pa patur asnjë problem me shëndetin, më kanë çuar në një shkollë se me demek unë kam qenë me sëmundje mendore. Ishte shumë skandal për jetën time”, theksoi ai.

Ky i ri që sot i ka kaluar të 18-at dhe tashmë ka dalë në jetë, shfaqet me një fjalor minimalist dhe disi i frikësuar Ai shpreh dëshirën për të ndihmuar të ngjashmit e tij duke rrëfyer vuajtjet. Por, edhe frika nga kërcënimet është prezente teksa tregon ferrin që ka përjetuar që në moshë të mitur në mjediset e institucioneve shtetërore ku pati fatin e keq të jetojë.

RonaTyra

“Shkopinj, drunj, hekur, gjuanin natën. Nga të rriturit dhe edukatoret. Unë e bëja në brek nga frika. Edhe bukë nuk na jepnin, na mbyllnin në bodrum ose ndonjë derë që ishte errësirë. Kam pasur shumë sëmundje që më erdhën nga traumat dhe ilaçet që më jepnin kot. Më kanë çuar te shkolla e personave me prapambetje mendore. Nuk kisha çfarë të mësoja aty”, rrëfeu djali i dhunuar.

Jo vetëm i braktisur dhe keqtrajtuar, por edhe i vjedhur. I riu rrëfen se nëna që e la në qendrën e kujdesit është përpjekur të fitojë lekë me emrin dhe statusin e tij.

“Pastaj mora vesh se mami u kishte thënë atyre që të merrte mami kempin deri në moshën 14 vjeç pastaj e kishin anulluar sepse e kishin kuptuar që i merrte ajo dhe jo unë. Pasi të mbushja moshën 18 vjeç do ti merrja unë lekët e kempit”, u shpreh ai.

Nga keqtrajtimet e pësuara i riu thotë se ka bërë disa operacione. Këto episode i kanë lënë dëmtime, pasojat e të cilave i vuan sot e kësaj dite.

“Atje dhunoheshin fëmijët. Seksualisht jo. Dhunë e pandalshme. Shohin shumë çuna, ishin disa çuna të tjerë që e panë. Kur erdhën në darkë, disa më mbrojtën disa më rrahën. U hodha nga dritarja e dhomës dhe çava kokën. Bëra shumë operacione. Aty ka qenë trauma më e keqe. Theva dhëmbët. Asnjë nuk e di çfarë është jetimorja. Unë jam i vetmi që hap gojën, të tjerët kanë frikë”, tha djali i dhunuar.

Pavarësisht dramave pafund në shtëpinë e fëmijës, sot ky djalë ia ka dalë të sigurojë jetesën me dinjitet dhe punë të ndershme. Por, edhe stabilizimi dhe pranimi në punë nuk ka qenë fort e lehtë. Keqtrajtimet që kjo shtresë pëson deri në moshën 18 vjeç në qendrat e kujdesit, pasohet nga braktisja dhe mungesa e shanseve për të punuar si gjithë të tjerët.

“Punova menaxher kamarierësh. Kam pasur rrogë 400 mijë plus bonuse. Ia dhashë mamit të gjitha lekët dhe pastaj më përzuri nga shtëpia dhe më mori lekët. Në jug fjeta jashtë për të jetuar. Punova ngarkim shkarkim, jam ulur në gjunjë një pronari. Punova në furrë buke nuk e përballoja dot. Më mori policia. Më çoi në qendër sociale. Gjeta një punë. Më sistemuan gocat. Më ndihmuan. Më morën, më lanë. Nuk pranoja të shkoja në shtëpinë e tyre sepse kishin familjarë. U largova u mbyll qendra. Ngela prapë rrugëve“, u shpreh djali i dhunuar./TCH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu