I premtonte viza në Angli/ Arrestohet 32-vjeçarja në Tiranë, mashtronte qytetarët (Emri)

0
Gjigandi

Një 32-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi mashtronte qytetarët duke përvetësuar para.

Mësohet se shtetësia Klaudja Hodo me anë të mashtrimit u ka marrë shumën e parave prej 16 700 euro dy shtetasve, duke i premtuar viza pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Sakaq uniformat blu kanë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Deceit”. Përvetësoi 16 700 euro, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçarja.

RonaTyra

Sekuestrohen pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deceit”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu