I përket komunitetit rom, aktivisti rrëfen çfarë ka përjetuar: Isha me mamanë duke u ulur në loka…

0
I përket komunitetit rom, aktivisti rrëfen çfarë ka përjetuar: Isha me mamanë duke u ulur në loka…
Gjigandi

“Kërkohet pastruse. jo me ngjyrë”

është një njoftim pune në një bar në Elbasan dhe ka revoltuar shumë njerëz.

Për këtë çështje është folur mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”.

Daniel Hyseni është një aktivist që rrëfeu bullizmin dhe diskriminimin që ka përjetuar për shkak se i përket komunitetit rom.

“Kam pasur mamanë time që nuk më la të lija shkollën. Një ditë, bashkë me mamanë donim të uleshim në një lokal në qendër të qytetit, me të shpejtë erdhi menaxherja dhe tha se nuk ka vende. I thashë, tavolina është bosh, nëse ke aq forcë, më ço.

RonaTyra

Ka pasur raste që thuhet haptazi që nuk duam të racës tuaj. Në autobusat e qytetit, njerëzit mundoheshin të largonin anëtarë të komunitetit rom me virusin duke thënë se janë të palarë dhe mund të jenë burim infeksioni. Bullizmi apo diskriminimi nuk më vrau por më bëri më të fortë”,

tha Hyseni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu