Boçi: Pse ndryshoi autoriteti kontraktor? Rama: Nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret

0
Boçi: Pse ndryshoi autoriteti kontraktor? Rama: Nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret
Gjigandi

Tashmë janë bërë tashmë mbi 8 orë që ndodhet në komisionin hetimor për incineratorët, kryeministri Edi Rama ka debatuar me deputetin demokrat Luçiano Boçi.

Ishte deputeti Boçi i cili u shpreh se do përgjigje në pozitën e dëshmitarit dhe jo përralla lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë Rama u përgjigj se korrupsioni nuk është përralle dhe se opozita ka ngritur një tymnajë lidhur me shifrën prej 430 milionë euro.

Ndërkohë që mes të dyve kanë shpërthyer edhe debate duke u marrë edhe me mënyrën se si përgjigjen personat pjesëmarrës.

Pjesë nga debati në komision:

RonaTyra

Boçi: Rama këtu është në pozitën e dëshmitarët, dhe dua përgjigje. Ju kërkoni që këtë aferë t’ia rrëfeni publikut si përrallë. Si e keni mbrojtur ligjin në lidhje me këtë revolucion siç e keni quajtur. Rruga që ju keni është ajo e korrupsionit. Në ushtrinë tuja nuk merret vesh kush është kapiteni apo rreshteri sepse udhëheqësi jeni ju këtë e pranuat.

Rama: Përgjigje me po jo, s’ma përcaktoni ju. Nëse ju nuk doni nga unë komente, mos bëni komente. Unë nuk thashë populli fle gjumë dhe nuk mendoj që korrupsion është përralle dhe populli fle gjumë, sepse ky popull të jep ujë në bisht të lugës dhe e ka vlerësuar se kush punon dhe kush fle gjumë. Ju keni ngritur një tymnajë, 430 mln euro u grabitën, pra u krye dhe unë sërish po ju them që janë paguar për 55 milion për Elbasanin dhe Fier bashkë dhe 36.9 milion pagesa për Tiranën. Sa i përket revolucionin mjedisor kjo nuk diskutohet. Ju vetë jeni angazhuar në një revolucion kohët e fundit. Revolucioni mjedisor ka.

Boçi: A keni një vendim për ndryshimin e autoritetit  kontraktor? Përse shmangesh, mos bëj fluturime. A kalon nga Ministria e Mjedisit në atë të Transportit dhe Energjetikës? Kaq.

Rama: Përse më ndërpret? Unë do të jap përgjigjen që kam unë. Ose e mbyll me ju, ju pyesni dhe nuk përgjigjem, Mua këtu ose më trajtoni si dëshmitar duke respektuar ligjin që ju ndalon të bëni komente, akuza, fyerje. Ose nëse i bën këto ki durimin. Doni respekt jepni respekt.  Jeni deputet i një qyteti që deri dje vuante si qen nga helmi nga tymi. Gjithë gazrat toksikë nuk janë demokratë apo socialistë.

Tabaku: Nuk ka pse të ndajmë të njëjta mendime. Ktheni përgjigje.

Rama: Kush do nga unë përgjigje të thatë, duhet të bëjë pyetje të thatë. Elbasani në vitin 2014 kur ju mbyteshit tejkalonte normën e parashikuar për grimcat e pluhurit.

Boçi: Do të pyes për tymin në kohën e duhur, por në kohën e duhur.

Rama: Nuk ka lindur ai burrë që mua më ndërpret kur kam të drejtën e fjalës.

Boçi: Është çështje ligji kjo, kaq të vogël e paske burrërinë, këtu e mat ti burrërinë?

Rama: E kam çështje të integritetit. Sekretar  e partisë i kanë barë kur kanë qenë të vegjël

Boçi: E paske burrërinë historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu