“I kanë bërë varg dhe për dritë të hënës i kanë masakru”/ Rrëfim për masakrën e tmerrshme në Buja…

0
“I kanë bërë varg dhe për dritë të hënës i kanë masakru”/ Rrëfim për masakrën e tmerrshme në Buja…
Gjigandi

“I kanë bë varg dhe për dritë të hënës i kanë masakruar”.

Kështu rrëfen 80 vjeçari, Fejzullah Buja, nga ato çka ka dëgjuar për masakrën e para më shumë se një shekulli, në fshatin Bujan të Lipjanit. Axha i Fejzullah Bujës i kishte shpëtuar masakrës nga serbët, ku u vranë mbi 45 civilë shqiptarë të pa armatosur. Ata njëherë filluan t’i grumbullojnë burrat e fshatit, gjoja se do ju japin disa dokumente që mos të kenë telashe në qarkullim, por plani ishte krejtësisht ndryshe.

Fejzullah Buja, i cili sot mban emrin e gjyshit të tij që ishte masakruar në këtë fshat, kujton fjalët e axhës që i kishte mbijetuar kësaj masakre.

Për këtë masakër të Bujanit të vitit 1912 që ka ndodhur sipas tregimit të mixhës Lat edhe Fejzës babagjyshit tim. Këta kur kanë ardhur hordhia serbe. i kane thirrur fshatarët të gjithë të dalin megjithëse po u japin nga një vërtetim që mos me i nguc askush. Megjithatë Fejza gjyshi jem edhe mixha Lat janë dal dy vllaznia me shkua aty në thirrje sikur afër 100 metra pa u afrua tek ata (serbët), Fejza i ka bërtit mixhës Lat kthehu ti në shtëpi se po na vranë të dyve njëri të mbesim gjallë. Pak a shumë Fejza e kish pas ditë se çka po do me ndodhë.”

RonaTyra

, shprehet Buja.

Pavarësisht se nuk dihet saktë muaji apo dita  e kësaj ngjarje të rëndë, historia thotë se e errësira e parë e një mbrëmje kishte sjellur fundin e jetës së këtyre burrave të fshatit Bujan.

Fejza kish pas shkua drejt tek hordhia serbe çetnike kur shkon aty e pyesin ‘a janë dal krejt’ ai përgjigjet se ‘janë dal’. Kur janë dal krejt, krejt këta që janë të lartshënuar këtu. i kanë marr i kanë quar në mbrëmje ndërmjet dy Prelezave të Ferizajt, Prelezi i Muhaxherve dhe Prelezi i Jerlive edhe aty i kanë bë varg dhe për dritë të hënës i kanë masakruar ka pesë ka gjashtë e prejshin shokën edhe i dërgonin me i masakru. Mixha Lat ka vdekur, na ka shpjeguar 20 vite i kam bërë jetë me mixhën Lat. Ai ka vdekur me 1963. edhe ka shpëtuar i ka shpëtuar masakrës dhe i ka rrit jetimet djemtë e vëllait, Shefkiun babain tim edhe hallën Nure. E Fejza u kanë gjyshi jem që është masakruar me gjithë ata fshatarët ndërmjet dy Prelezave të Ferizajit. Synim kishte pasur vetëm burrat, granim asnjë”,

shprehet ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu