I arrestuari vret veten në komisariatin e Kavajës

0
I arrestuari vret veten në komisariatin e Kavajës
Gjigandi

Një 31-vjeçar i arrestuar në komisariatin e Kavajës ka vrarë veten këtë të mërkurë.

Ilvi Meta ishte ndaluar nga policia pasdrekën e sotme si i dyshuar për veprën penale të vjedhjes. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Policia nuk ka dalë ende zyrtarisht me një deklaratë në lidhje me ngjarjen, ndërsa po hetohet dhe përgjegjësia e  punonjësve të policisë në detyrë në dhomat e ndalimit këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve ai është gjetur i vetëvarur në qeli. Policia e ka gjetur me shenja jete, ai u transportua në spital por nuk mundi të mbijetonte.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu