Hutra kishte planifikuar ta vriste/ Rrahman Sela: S’kemi pasur konflikte, jam i qetë

0
Gjigandi

Rrahman Sela, për të cilin autori i masakrës në Paskuqan Hutra deklaroi se kishte në plan për të vrarë ka folur për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në televizionin ‘News 24’. Ai ‘akuzohet’ nga Dan Hutra se ishte personi që i kishte dhënë pistoletën vrasësit të babait të tij.

Sela se familja e tij dhe e Dan Hutrës kanë jetuar shumë afër dhe njiheshin me njëri-tjetrin.

“Kemi jetuar në Durrës së bashku të dy familjet, e njoh Danin, madje e kam lënë atë kur ishte 12 vjeç. Ne si familje dhe ata u larguan sepse vendi ku jetonim kishte shumë ujë, por në familjen e tij shkonim dhe vinim me njeri tjetrin, nuk kemi pasur kurrë konflikte, madje babain e tij e njihnim si unë si vëllai pasi ata jetonin në shtëpinë e vëllait tim.

Madje kur e vranë babain e tij është vrarë në oborr dhe vëllai im e ka marrë e ka larë trupin e ka bërë gati. Ne s’kemi pasur kurrë probleme e as konflikte madje as akuza, pasi policia asaj kohe ka ardhur dhe ka investiguar, babain e tij e vrau nipi është një vrasje bam-bam. Nuk kam çfarë të them për këtë, por unë asaj kohe nuk më është gjetur asnjë send asnjë gjë. Unë si jap dot shpjegim kësaj gjëje, e kam lënë 12 vjeç, atëherë ishte ’97 dhe armë kishin të gjithë, unë s’kam pasur kurrë konflikt, ai është qëlluar dhe ka vdekur në vend.

Ne ishim afër qëndruam 40 ditë në Has, vëllai im është kujdesur për trupin. Dan Hutra e di shtëpinë time, ai është psikopat dhe s’ka asgjë me mua. Ai ka pas bërë një vrasje, vrau gruan e vet dhe u largua nga këtu, familjarët e tij u larguan në Greqi. Unë si kam as hak as hile. Jam akuzuar kot, s’jam akuzuar asaj kohe as kam dëshmuar. Vrasjen e babait të tij e ka bërë nipi i tij. Jam shumë i qetë s’kam faj”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu