​Huml: Përmes Kolegjit Heimerer shihet bashkëpunimi i mirë në mes Kosovës e Gjermanisë

0
​Huml: Përmes Kolegjit Heimerer shihet bashkëpunimi i mirë në mes Kosovës e Gjermanisë
Gjigandi

Ministrja e Bavarisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Melanie Huml ka vizituar sot Kolegjin Heimerer.

Pas vizitës ministrja Huml u shpreh se prioritet kanë orientimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Ajo tha se shembull i një bashkëpunimi të mirë në mes të Gjermanisë dhe Kosovës është edhe Kolegji Heimerer.

Huml: Heimerer, shembull i një kooperimi të mirë në mes Gjermanisë e Kosovës

“Për mua kjo vizitë në Kosovë është shumë e rëndësishme. Kam qenë edhe në Maqedoninë e Veriut sepse për ne orientimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian paraqet prioritet në vete dhe ne si Republikë e Bayernit duam t’ju përkrahim gjatë këtij rrugëtimi. Arsyeja e përzgjedhjes së Kolegjit Heimerer për ta vizituar është shkaku që këtu shihet më së miri kooperimi në mes Gjermanisë dhe Kosovës në fushën e infermierisë dhe përfitimi sipas këtij modeli është i dyanshëm (reciprok)”,

RonaTyra

theksoi ajo.

Rektorja e Kolegjit “Heimerer”, Naime Brajshori u shpreh se ky kolegj gjermano-kosovar ka arritur që me sukses të zbatojë modelin e programeve në fushën e shëndetësisë.

Ajo tha se nga ministrja Huml mori mbështetjen për të ndihmuar të rinjtë kosovarë për të vazhduar studimet dhe punësimin tutje në shtetin gjerman.

Brajshori: Morëm mbështetje për të ndihmuar të rinjtë kosovarë për studim e punësim

“Ka ardhur të shoh nga afër modelin e suksesshëm të zbatimit të programeve studimore në Kosovë brenda kolegjit Heimerer në fushën e shëndetësisë, të cilat zbatojmë programe me standarde evropiane të akredituara ndërkombëtarisht. Dakordimet dhe mbështetja prej zonjës Huml është që t’iu ndihmoj të rinjve kosovarë, të cilët duan të studiojnë dhe të vazhdojnë studimet mëtutjeshme, por edhe mundësitë e punësimit atje dhe për të parë se cila është rruga më e lehtë e njohjes së shkollimit nga Kosova në Gjermani. E një temat që ishte me interes të gjerë ishte sesi të zgjerohen modelet të tjera në gjithë rajonin, modeli i Heimerer të shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri”

, tha Brajshori.

Brajshori u shpreh se 98 për qind e studentëve e programit të infermierisë pas diplomimit arrijnë të punësohen, 50 për qind e tyre vazhdojnë ta ushtrojnë profesionin në Gjermani, ndërsa përqindja tjetër në Kosovë.

Brajshori: 98% e studentëve të Kolegjit Heimerer janë të punësuar

“Vetëm në programin e infermierisë ka të interesuar që kanë kërkesa për të shkuar jashtë Kosovës dhe 50% e tyre përgatiten për të shkuar në Gjermani, por ndërkohë kur gjejnë vende të punës 50% mbeten dhe në Kosovë, dhe deri më tani 98% e studentëve të diplomuar në kolegjin Heimerer janë të punësuar brenda vendit, por edhe jashtë vendit te partnerët ndërkombëtarë”

, u shpreh rektorja e Kolegjit Heimerer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu