Humb jetën në burgun e Peqinit i dënuari me burgim të përjetshëm (Emri)

0
Gjigandi

 

Edmond Batra i dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen me armë në dy raste me pasojë vrasjen e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi, ka humbur jetën në burgun e sigurisë së lartë më Peqin ku vijonte të vuante dënimin.

Mësohet se Batra ka qenë në ajrim me të burgosurit e tjerë kur nuk është ndjerë mirë dhe pavarësisht ndihmë së shpejt nuk ka mundur të mbijetoj dhe shkak dyshohet të jetë bërë infarkti. Burime nga burgjet bëjnë me dije se më herët Batra nuk ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në vitin 1997 Batra u akuzua për grabitje me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit, Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Për këto 2 krime të rënda ai u dënua nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu