Policia holandeze ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur dhe ka tentuar të shesë të dhënat personale të dhjetëra milionë njerëzve në mbarë botën.
Sipas ministrisë së brendshme, i dyshuari, i cili është holandez, u arrestua në nëntor në Amsterdam si pjesë e një hetimi të policisë austriake që ngriti alarmin kur të dhënat personale të miliona austriakëve – pothuajse të gjithë qytetarëve të vendit – u shfaqën në forumet e krimit kibernetik. Këto të dhëna (emri, adresa, data e lindjes dhe të tjera) janë vjedhur nga Shërbimi i Licencimit të Radiotelevizionit.
Policia austriake organizoi një “operacion depërtimi” dhe bleu të dhënat, duke fituar akses në një adresë në Amsterdam.
Arrestimi u njoftua vetëm sot sepse i dyshuari mbahej në siguri maksimale në mënyrë që të mos vinte në kontakt me askënd, shpjegoi ministria e brendshme holandeze. Sipas prokurorëve, baza e të dhënave që ai po promovonte për shitje përmbante detaje të qytetarëve nga Britania, Kina, Kolumbia, Tajlanda dhe Holanda.
Të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit për tre muaj ndërsa hetimet vazhdojnë.