Henri Çilit iu premtuan para dhe prona në këmbim të heqjes së burgimit të përjetshëm të Arbion Alikos

0
Gjigandi

Pak orë më parë u mësua lajmi se botuesi dhe pedagogu i njohur Henri Çili u arrestua dje në mbrëmje në banesën e tij pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë me synim lirimin e grupiti cili hapi zjarr ndaj policisë në aksionin e fshatit Lazarat.

Hetimi në fjalë ka nisur nga Prokuroria e Përmetit 6 muaj më parë dhe kanë qenë përgjimet që kanë bërë publik emrin e Çilit i cili rezulton i përfshirë në biseda telefonike me disa persona të arrestuar për drogë mes të cilëve edhe Adil Aliko, dy djemtë e të cilit ndodhen në burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Një emër tjetër i cili del në pah prej hetimeve është edhe ai i avokatit dhe pedagogut, Ilir Korbi.

Aliko, kërkonte heqjen e dënimin të përjetshëm për njërin prej djemve të tij, Arbionit dhe në këmbim i ka premtuar para dhe toka Çilit.

E gjitha do realizohej me ndërmjetësimin e avokatit Ilir Korbi që do të parashtronte kërkesën për heqjen e dënimit të përjetshëm në Gjykatë.

RonaTyra

Po ashtu së bashku me Çilin dhe Korbin është arrestuar dhe noterja Shpresa Gjocaj, në adresën e së cilës  dyshohet se janë kryer kontratat për tokat që babai i Alikos do ia jepte Çilit dhe avokatit Korbi për të ndërhyrë në Gjykatën e Lartë dhe për të zbutur dënimin e përjtshëm të Alikos.

Akuzat që rëndojnë mbi Çilin janë:

‘Ushtrim të ndikimit të paligjshëm tëk gjyqtarët’, ‘ Mashtrim’ dhe ‘ Pastrim të produkteve të veprës Penale’.

Lidhur me ngjarjen janë zhvilluar aksione në Tiranë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet, ku 60 persona janë shoqëruar në polici.

Një tjetër person mes të arrestuarve është edhe biznesmeni, Sait Fishta, i cili ka qenë kandidat për deputet nga radhët e socialistëve në Qarkun e Shkodrës.

Ai ka precedent të mëparshëm penal për shkak të ndërtimeve pa leje në bregdet.

Policia  mëngjesin e sotëm ka ushtruar kontrolle në disa banesa në Lazarat, mes tyre dhe atë të babait të dy djemve që janë në burg, Adil Alikos.

Momentalisht burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se janë shoqëruar dy persona, Amarildo dhe Alfred Aliko, në banesat e të cilëve janë gjetur armë dhe fishekë.

Ende nuk ka informacione zyrtare nga ana e policisë për arrestimin e Çilit por dëshmitarët tregojnë se në Universitetin Europian të Tiranës që është edhe në pronësi të analistit janë duke u ushtruar ende kontrolle të imtësishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu