Helikopterë për Sazanin/ ‘Asfiksimi në deklaratat tymëse’ të Ramës

0
Gjigandi

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve për Priza.al: “Ekipi po rrezikohet nga municionet!”

Problemet në vend fillojnë e dalin në pah në momentin që situata ka shkuar ku nuk mban  dhe aty “jep shpirt”.

Pas kësaj, qeveria nis dhe i vë gishtin kokës ose nis manovrat, i jep “zgjidhje” por konkretisht nuk ndodh asgjë.

E njëjta skemë me tërmetin e 26 nëntorit, i cili e gjeti vendin të papërgatitur, pa mjete dhe me kova dhe lopata.

Ngjarja përsëritet me zjarret çdo verë, një dorë e padukshme vendos zjarr në pika strategjike të vendit.

RonaTyra

Në Sazan, prej më shumë se 3 ditësh, flakët po bëjnë hi çdo dru që gjejnë, duke zhveshur hapësira të tëra.

Pritej ndërhyrje nga ajri, por deri më tani ende asgjë, i vetmi që vjen nga ajri është vëzhgimi i Drejtorit të Emergjencave Civile.

I pyetur se pse nuk po ndërhyhet, Haki Çako u shpreh se situata është nën kontroll dhe jo çdo zjarr ka nevojë për helikopterë. Por kjo retorik bie posht një ditë më pas ku Greqia vendos në dispozicion një helikopter për të shuar zjarrin.

“Është një detyrë e jona dhe e strukturave të Mbrojtjes Civile, që të vazhdojë të mbrohet. Nuk është e thënë se çdo zjarr ka nevojë për helikopter, por ne jemi duke vlerësuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet. Të gjitha mjetet do të jenë në operacione”, ka thënë Çako për News24.

Ndërkohë, zjarrfikësit, me kazma e me lopata, po luftojnë me flakët, duke rrezikuar jetën nga rreziku i shpërthimit të municioneve.

“Nga ajri po bëjmë vlerësimin e situatës dhe operacioni po vazhdon. Zjarri nuk fiket me një helikopter, por me të gjitha mundësitë. Të gjitha mjetet janë në dispozicion. Për mjetet nga ajri jemi duke e vlerësuar dhe në momentin e përshtatshëm do të duhet ta angazhojmë dhe me partnerët në kontakt”, tha Çako.

Sa i përket raportimeve për shpërthim të municioneve luftarake, Çako tha se nuk paraqitet rrezik dhe vijon operacioni, por dëshmitarë kanë konfirmuar për mediat se, gjatë ditës së sotme, kanë dëgjuar shpërthime.

Fajin e ka media.

Një video e helikopterit me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, në bord u postua në faqen Facebook të Kryeministrit, si një përgjigje ndaj kritikave për mungesën e një ndërhyrjeje nga ajri, për vënien nën kontroll të flakëve në ishullin e Sazanit.

Postimi në faqen Facebook të kryeministrit Edi Rama
Postimi në faqen Facebook të kryeministrit Edi Rama

Më herët, Kryeministri Edi Rama ironizoi akuzat se vendi nuk kishte gatishmëri për të ndërhyrë ndaj zjarreve nga ajri dhe e relativizoi problemin me situata të ngjashme në Athinë, Turqi apo Spanjë.

“Sa për ata që nuk kanë sy të shohin çfarë ndodh njëkohësisht, sot që flasim, rrotull Athinës apo çfarë ndodh kudo tjetër në kushtet e zjarreve, nga Turqia e deri në Spanjë, po hidhen përpjetë, duke kërkuar helikopterë me kova “uji biblik” e me “shkopinj magjikë”, nuk kemi asgjë për të thënë”, shkroi Rama.

Sindikata e zjarrfikësve: “Situata alarmante, kemi pak ekip dhe banorët po rrezikohen nga shpërthimet

Priza.al ka kontaktuar me Bledar Bajramin, kreun e Sindikatës së Zjarrfikësve, i cili  zbuloi të dhëna dramatike sa i takon numrit të zjarrfikësve për numër banorësh.

Bledar Bajramin, kreun e Sindikatës së Zjarrfikësve
Bledar Bajramin, kreun e Sindikatës së Zjarrfikësve

Gjithashtu, Bajrami theksoi se ftesa e Haki Çakos për ardhjen në ndihmë te banorët në mënyrë që të fiket zjarri në Sazan është një deklaratë rrëqethëse, sepse qytetarët nuk kanë dijeni për rrezikun që i kanoset për shkak të municioneve dhe, gjithashtu, nuk  janë të përgatitur për situatë zjarresh.

“Thirrja e Çakos për banorët është një rrezik që kjo katastrofë natyrore të kthehet në katastrofë njerëzorë. Zjarrfikësit janë profesionistë, edhe pse të keqpaguar, duhet të ketë vëmendje, sepse duhet të kenë mjetet helikopter të tyre, për t’i ardhur në ndihmë popullatës”, tha Bajrami për Priza.al

Le të bëjmë një krahasim me rajonin! Sipas ligjit për Emergjencat Civile dhe standardeve europiane, Shqipëria duhet të ketë 1 zjarrfikës për 1500-2000 banorë. Ndërsa Shqipëria ka 1200 zjarrfikës në total.

Shqipëria ka 1200 zjarrfikës, banorë ka 3 milionë, dhe  rezulton 1 zjarrfikës për 25-mijë banorë. Ndërkohë që raporti sipas  standardit europian është 1 zjarrfikës/1000 banorë.

“Do një vëmendje të shtuar, e cila deri më tani nuk e shoh fare në fokus të qeverisë si në mjete, ashtu edhe në njerëz dhe burime njerëzore. Rreziku është maksimal në Sazan, pasi këto trupa mund të jenë më afër se rrezja e shpërthimit”, u shpreh kreu i sindikatës.

Për të mos mbetur vetëm te zjarret e sivjetshme, por për t’i dhënë përgjigje pyetjes se si paraqitet gjendja e Emergjencave Civile dy vjet pas tërmetit, le t’i marrim faktet me radhë.

Emergjenca Civile është një mekanizëm, që përbëhet nga Ministria e Mbrojtjes, që ka Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Ministria e Brendshme, që ka Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Zjarrfikës, dhe Drejtoritë e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri (SHMZ), që janë në varësi dyfishe, mes Bashkisë (që në vitin 2016) dhe Ministrisë së Brendshme. Por, AKMC dhe Drejtoria e Përgjithshme janë organizma koordinues, ndërsa zjarrfikësit ose SHMZ-të janë forca operacionale, që përballen direkt me emergjencat civile.

Para shtatorit të vitit 2017, Emergjencat ishin të varura nga Ministria e Brendshme, por pas kësaj date kaluan në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në fund të vitit 2019, Emergjencat u riformatuan në Agjencinë Kombëtare për Mbrojtjen Civile. Megjithatë, tërmeti i 26 nëntorit i gjeti Emergjencat Civile në fazë tranzicioni, ende të patransformuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, një nga pyetjet që u ngrit nga të gjithë ishte: “A mund të përballojë Shqipëria situata të tilla të emergjencave civile?”

Pyetjes, nëse ka ndryshuar diçka tek Emergjencat Civile pas tërmetit të 26 nëntorit, Kryeministri Rama iu përgjigj në nëntor të vitit 2020: “Jemi në nivelin e shumë vendeve dhe besoj që jemi në të njëjtin nivel me vendet e rajonit”.

Por sot, datë (7.6.2022), pasi u pa që situata nuk mbante më, tymi dhe flakët mbytën edhe deklaratat shpresëdhënëse. Më në fund, ministri Niko Peleshi e pranon se helikopterët janë me defekt. Flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit, për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.

Në bisedën telefonike me BIRN, ministri Peleshi i pranoi pjesërisht problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve “Cougar”, të cilët mund të përdoreshin në këto raste.

“Disa nga kontratat janë nonperforming”, tha Peleshi, duke veçuar si “më skandaloze” rastin e helikopterit që bëri ulje të detyruar në Itali, më 29 korrik 2019. Mund të ishin bërë kontrata më të mira, nuk kemi asgjë për të fshehur”, shtoi ai.

Ministri i Mbrojtjes tha, gjithashtu, se Shqipëria kishte “një flotë modeste” dhe theksoi se vendi do t’i kërkonte ndihmë Mekanizmit të Bashkimit Europian të Mbrojtjes Civile, siç ishte bërë edhe me emergjencën e shkaktuar nga zjarret vitin e kaluar.

Peleshi tha se këtë mekanizëm e përdornin edhe vende që kanë një buxhet mbrojtjeje “pothuaj sa GDP-ja jonë”.

Pa mjete mbrojtëse dhe me fonde minimale, situata e mjerueshme.

Në kulmin e zjarreve, që pushtuan vendin këtë verë, forcat e Emergjencave Civile u shfaqën të pambrojtura, duke shuar flakët me lopata e degë pemësh.

Në ditën e 4-t të zjarrit erdhi në ndihmë një helikopter nga Greqia duke vërtetuar edhe një herë të vërtetat e hidhura./Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu