Halim Hashani, nga Shoqata e Bujqve të Kosovës, e ka mirëpritur subvencionimin nga qeveria.
Hashani, tha se kjo ndihmë nuk është e mjaftueshme, por megjithatë jep kurajë te bujqit për të punuar sa më shumë.
“Kisha me e falënderu Ministrinë e Bujqësisë për ndihmë. Këto subvencione sado pak e zbusin koston e prodhimit bujqësor dhe besoj se do t’ia dalim disi”.
“Ky subvencionim nuk është i mjaftueshëm – por jep një kurajë për të punuar sa më shumë. Disi do t’ia dalim për të prodhuar edhe më shumë”
, tha Hashani.