Harvard publikon 3 sekrete për të mbajtur mendjen tuaj në formë

0
Gjigandi

E vërteta është se mendja plaket, ashtu si trupi. E megjithatë, ka tre truke që mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të mprehtë, produktivë, krijues dhe të keni një kujtesë të fortë ndërsa rriteni, pa humbur kurrë aftësinë tuaj për t’u përqendruar. Gjithçka që duhet të bëni, sipas revistës shkencore ‘Harvard Health’ është të përfshini në orarin tuaj ditor disa aktivitete që do ta mbajnë trurin tuaj në formë, në mënyrë që të mos humbasë kurrë ‘plasticitetin’ e tij.

Ushtrohuni, mundësisht në ujë

Ushtrimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të qëndruar në formë, pasi mund të përmirësojë funksionet njohëse, rikuperimin e kujtesës, zgjidhjen e problemeve, përqendrimin dhe vëmendjen ndaj detajeve.

Megjithatë, për të qenë efektiv duhet të përfshijë një lloj sfide mendore, prandaj Harvardi sugjeron notin, i cili përveçse është një ushtrim i shkëlqyer kardio-respirator, kërkon mendim të vazhdueshëm, pasi duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës së frymëmarrjes dhe teknikës tuaj.

Shprehuni në mënyrë krijuese dhe artistike

RonaTyra

Vizatimi, fillimi i luajtjes së një instrumenti muzikor, shkrimi i tregimeve ose fillimi i mësimit të një gjuhe të huaj, ju ndihmon të përmirësoni menjëherë kujtesën dhe shpejtësinë me të cilën përpunoni informacionin. Kjo është edhe më e vërtetë kur filloni të bëni një aktivitet krejtësisht të ri artistik ose krijues, duke e detyruar trurin tuaj të mësojë t’u përgjigjet të dhënave me të cilat nuk është mësuar.

Sfidë, kompleksitet dhe praktikë

Aktiviteti që zgjidhni të bëni duhet të plotësojë specifikimet e tre pikave të mëposhtme:

Sfida: Nëse dëshironi që truri juaj të vazhdojë të zhvillohet, duhet t’i jepni një sfidë, ose duke bërë diçka vërtet të re ose duke vendosur një qëllim të ri.

Kompleksiteti: Kompleksiteti detyron trurin tuaj të sforcohet për të gjetur një zgjidhje për ‘problemet’ që paraqet, siç janë fotografia dhe thurja.

Praktikohuni: Aktiviteti që do të ndërmerrni duhet të bëhet në bazë të një frekuence të caktuar dhe kjo jo vetëm sepse praktika juaj në të do t’ju ndihmojë ta përsosni atë, por edhe sepse do t’ju vendosë në humor për të përsëritur gjëra, të cilat mund të kenë përfitime të shumëfishta për ty.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu