Harta e re gjyqësore, Lena: Bie ndesh me rekomandimet e KE. Varianti i KLGJ më i keqi i mundshëm….

0
Harta e re gjyqësore, Lena: Bie ndesh me rekomandimet e KE. Varianti i KLGJ më i keqi i mundshëm….
Gjigandi

Harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë shkrin gjykatat dhe prokuroritë e shkallës së parë në disa qytete, si Tropojë, Pukë, Mat, Lushnje, Përmet, Pogradec, Kavajë, Krujë dhe Kurbin.

Avokati Arben Lena, në një intervistë për Ora News, është shprehur se avokatët janë kundër kësaj harte pasi kjo do të vështirësojë eksesin dhe marrjen e drejtësisë nga qytetarët.

Arben Lena: Arsyeja kryesore është largimi dhe pamundësia e aksesit dhe marrjes së drejtësisë nga qytetarët.  Protesta që bëjnë avokatët është mëse e bazuar. Jemi një vend i Europës dhe përderisa ne synojmë që të shkojmë në një organizim evropian duhet të zbatojmë edhe ato rregulla dhe rekomandime që ato kanë dhënë.

Ai tha se harta e re gjyqësore është në kundërshtim me rekomandimet e Këshillit Evropaian. Ndër të tjera ai tha se nëse Gjykatat do të jenë larg atëherë edhe më i vështirë do të bëhet aksesi i qytetarëve.

Arben Lena: Harta gjyqësore bien ndesh me rekomandimet e KE. Pikëspërari aksesi në drejtësi për shtresat e mesme dhe ato në nevojë do të jetë shumë i vështirë. Duke qenë gjykatat në distancë atëherë dhe aksesi i popullsisë në Gjykatë do të jetë shumë i vështirë. Shpenzimet e palëve nëse do të kemi vetëm një Gjykatë apeli dhe  mundësia e tyre për t’u paraqitur në Gjykatë do të jetë shumë e vështirë.  Ky ndryshim i hartës është në interes të gjyqtarëve por nuk është në interes të popullit.

RonaTyra

Ai shton se avokatët nuk kanë kundërshtuar reformën në drejtësi dhe as nevojën për hartimin e një harte gjyqësore por sipas tij varianti që ka paraqitur KLGJ nuk është i mirë.

Arben Lena: Avokatët nuk kanë kundërshtuar as reformën në drejtësi dhe as nevojën për hartimin e një harte gjyqësore,por varianti që ka sjellë KLGj është varianti më i keq i mundshëm.  Do të krijohet një amulli dhe një mosfunksionalitet i paparë i Gjykatës.

Po ashtu ai ka treguar edhe propozimin që kanë bërë avokatët.

Arben Lena: Propozimi i jonë është që nga 6 Gjykata apeli të krijohen 4 Gjykata apeli. Një gjykatë apelit që të jetë për jugun, një Gjykatë apeli për veriun që mund të jetë në Shkodër ose në Lezhë, një Gjykatë në juglindje të Shqipërisë, dhe një Gjykatë apeli në Tiranë. Ndërsa përsa i përket Gjykatave të shkallës së parë ne kemi propozuar që nga 12 është varianti i KLGJ të jenë 15 Gjykata. Ne kërkojmë që projekti i KLGJ të jetë funksionalë dhe t’u vijë në ndihmë qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu