Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ-së në Kuvend: Qytetarët do të kenë akses të barabartë kudo që ndodhen

0
Gjigandi

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagani ka raportuar sot në Kuvend mbi veprimtarinë vjetore të institucionit që ajo drejton.

Llagani tha se harte të re synon që qytetarët të kenë akses të barabartë në të gjithë vendin, kudo që ndodhen.

“KLGJ në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësia përfundoi ciklin e konsultimeve e për hartën e re. U kryen konsultime me 6 grupe të interesit dhe dy takime me përfaqësues të shoqërisë civile dhe biznesit.

Opinioneve iu nënshtruan një procesi vlerësimesh. Në datë 10 qershor KLGJ miratoi grupin e punës për riorganizmin e gjykatave. Nga 22 gjykata në 13. Nga 6 gjykata apeli në një me seli në Tiranë. Nga 6 gjykata administrative në dy, me seli në Lushnje dhe Tiranë. Me miratimin e hartës së re synohet që t’u ofrohet qytetarëve kudo që ndodhen akses i barabartë”, deklaroi Llagani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu