Harta e re gjyqësore, Berisha: Ndëshkohen banorët e 10 qyteteve, kufizon rëndë aksesin në drejtësi

0
Gjigandi

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar këtë të hënë në lidhje me hartën e re gjyqësore.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se18 gjykata do të mbyllen në të gjithë vendin.

“Me hartën e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet aksesi i qytetarëve në sistemin e Drejtësisë; mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje; mbyllen 5 gjykata të Apelit dhe mbetet vetëm Apeli i Tiranës.

Me këtë vendim gjobiten dhe ndëshkohen banorët e 10 qyteteve të vendit që duhet të udhëtojnë qindra kilomentra rrugë për të shkuar në gjykatën tjetër. Miratimi i hartës së re gjyqësore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut që dënohet me Kushtetutë. Mbyllja e shumë gjykatave cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu